“5 Herë Jo” së shpejti në kinema, ja mendimi i publikut për këtë film nga sondazhi i Cineplexx…

Pas suksesit të “Në kuadër të dashurisë”, vjen një tjetër komedi romantike, “5 Herë Jo”, filmi me protagonistë një ndër çiftet më të preferuara dhe të komentuara, Bora Zemani dhe Donald Veshaj. Prej disa muajsh tanimë është folur kudo në media për përgatitjet që po bëheshin mbi këtë projekt të ri filmik.

Pak ditë më parë është publikuar një “teaser” nga projekti. Bëhet fjalë për vetëm disa skena, që të japin idenë e historisë në film, më shkurt se një trailer zyrtar, teksa kemi pasur mundësinë të shohim Borën dhe Donaldin në rolet e tyre, por edhe disa nga protagonistët e tjerë. Ndërkohë, ju rikujtojmë pak përmbajtjen e “5 Herë Jo”…

Në televizionin më të madh në vend po hidhet ideja për të realizuar show-n më të rëndësishëm i cili do të jetë programi kryesor i televizionit për sezonin e ardhshëm. Jora (Bora) është në garë me Klarën, një tjetër producente e televizionit, dhe të dyja janë të gatshme të bëjnë gjithçka për të fituar projektin, edhe me goditje nën brez. Jora dhe stafi i saj mendojnë se një armë e fortë mund të jetë sjellja në Shqipëri e Gjergjit (Donaldi), një regjisor shqiptar i cili prej vitesh jeton dhe punon me sukses ne Vienë. Gjergji ka famën e të qënit një regjisor kreativ, energjik, profesional dhe një djalë i qeshur, i thjeshtë, simpatik dhe naiv per të kuptuar hilet e shëmtuara që do t’i ndodhin në këtë eksperiencë. Në një udhëtim të organizuar nga pronari i televizionit për të gjithë stafin, në fund të të cilit do të shpallet fituesi i projektit, Jora dhe Gjergji do të përfshihen në një rrugëtim plot aventura, intriga dhe emocione të forta të cilat do ta çojnë Jorën përballë një zgjedhje.

“5 Herë Jo” do të shfaqet në kinema në muajin dhjetor dhe që tani është mjaft i madh kurioziteti i publikut. Në një sondazh të bërë në faqen zyrtare të Cineplexx në Instagram, ky film kishte marrë më shumë vota nga pyetja e shtruar: “Cili mendoni se do të jetë filmi më i mirë deri në fund të vitit në Cineplexx?”. “5 Herë Jo” kryeson momentalisht me 74% të votave, pas tij vjen “Napoleon” me 20%, “Wish” me 4% dhe “Aquaman” me 3%. Na mbetet të presim dhe pak për të zbuluar më shumë mbi këtë film…

a
a

Apparently we had reached a great height in the atmosphere, for the sky was a dead black, and the stars had ceased.

fb. tw. ig.