8S2 Energy Drink, motori energjik i aktorëve të filmit në prapaskena!

E teksa aktorët dhe stafi i filmit “Në kuadër të dashurisë” janë fokusuar për të ofruar një projekt final sa më të mirë, ditët e netët e gjata në sheshxhirim mund të kenë qenë të lodhshme për shumicën e tyre. Por asgjë nuk mund ta ndalë këtë ekip kaq të madh përpara kësaj vështirësie, pasi këtu ka ardhur në ndihmë një produkt mjaft efikas dhe i nevojshëm për këtë situatë.

Ky produkt është pikërisht 8S2 Energy Drink. I prodhuar vetëm dhe ekskluzivisht në Holandë, kjo pije energjike është bërë pjesë e pandashme e sheshit të xhirimit të filmit dhe jo vetëm. Konsumatorë të shumtë në Shqipëri e kanë cilësuar atë si pijen më të mirë, të cilëve u ka mjaftuar vetëm disa gllënjka për të furnizuar energjitë e tyre.

Kjo pije energjike ka ngjyrë të artë dhe përmban kafeinë, taurinë, vitamina të shtuara dhe sheqerna që ju japin nxitjen që ju nevojitet. Aroma dhe shija e produktit zgjojnë interesin tuaj. Bilanci mes ëmbëlsisë dhe thartësisë prodhon një pije të parezistueshme. Ashtu siç thotë edhe slogani i kësaj kompanie, 8S2 është energjia që të duhet për të mbërritur aty ku do ti. 

Më tej, ne do t’ju shoqërojmë edhe me foto/video të aktorëve e stafit teksa konsumojnë këtë produkt, ku edhe vetë protagonisti kryesor Luiz Ejlli është imazhi publik i kësaj kompanie. Deri atëherë, ju sigurohuni që t’i kaloni këto ditë të nxehta duke u freskuar dhe duke karikuar energjitë tuaja me 8S2 Energy Drink.

a
a

Apparently we had reached a great height in the atmosphere, for the sky was a dead black, and the stars had ceased.

fb. tw. ig.