Besmir Bitraku
Besmir Bitraku është një ndër artistët shqiptarë që ka spikatur për sa i përket teatrit dhe kinematografisë. Aktori i mirënjohur ka lindur më 15 maj të vitit 1987 në Korçë. Studimet e tij të larta i ka vazhduar në Akademinë e Arteve në Tiranë. Ai është prej shumë vitesh tashmë pjesë e shfaqjeve të shumta. Bitraku ka ditur të rrëmbejë vëmendjen dhe duartrokitjet e publikut shqiptar. Besmir Bitraku nuk ka ardhur rastësisht në botën e artit, ai rrjedh nga një familje aktorësh, është djali i të ndjerit Marko Bitraku, i cili ka lënë gjurmë të padiskuteshme në artin shqiptar me rolet e tij humorin brilant dhe karakteret e papërsëritshme që ka realizuar. Historia e lidhjes së tij me artin nuk është nga ato historitë e përrallave që kemi dëgjuar shpesh si ëndrrat e fëmijërisë, por ajo që ka ndodhur me të është krejt rastësore madje si shprehet se as vetë ai nuk e di sesi përfundoi drejt artit. Babai i tij nuk e shtynte drejt artit sepse mendonte se kinematografia në Shqipëri nuk ka të ardhme.
Disa filma ku ai ka marrë pjesë janë: “Femrat” (2013), “Ritcher” (2019), “An Unforgettable Spring in a Forgotten Village” (2019), “Gjirokastra” (2022). Përveç filmave, ai ka qenë pjesë edhe në disa seriale televizive, ku mund të përmendim këtu “Skanderbeg” i vitit 2017 dhe më i suksesshmi momentalisht është “Nina”, ku ai luan përkrah aktores së njohur Olta Daku.
Edhe pse ka një eksperiencë mjaft të mirë me kinematografinë, Besmir Bitraku nuk ka hequr dorë edhe nga dashuria e çdo aktori, që është pikërisht teatri. Përveç shfaqjeve ku ka marrë pjesë si aktor, ai ka qenë regjisor edhe i shumë prej tyre. Një prej tyre është shfaqja “Përvjetori i Ditëlindjes”, përshtatur nga filmi “Festen” i vlerësuar nga juria e Kanës.