Për të qëndruar të hidratuar në këto ditë të nxehta, zgjidhja është uji Tamara!

Hidratimi është shumë i rëndësishëm për organizmin dhe uji është aleati kryesor i njeriut. Të gjitha sistemet kryesore të trupit tuaj varen nga uji për të punuar siç duhet. E në këto ditë kaq përvëluese, konsumimi i ujit është diçka primare.

Sigurisht gjatë xhirmieve të “Në kuadër të dashurisë”, yjet e filmit si dhe stafi, janë kujdesur që të qëndrojnë të hidratuar. E zgjedhja e tyre ka qenë pikërisht uji Tamara nga kompania CANAJ, një nga mbështetësit kryesorë të këtij filmi.

CANAJ Prodhim dhe Distribucion, është një biznes familjar i themeluar nga Samir Canaj në vitin 1994 në Shkodër, në veri të Shqipërisë. Ata e filluan biznesin si një kompani distribucioni në industrinë e ushqimeve dhe pijeve. Në vitin 2020, Canaj sh.p.k ndërton fabrikën “CANAJ FACTORY” në Bjeshkët e Malësisë së Madhe, Tamarë.

Diferencimi i ujit Tamara nga ujërat e tjerë që tregtohen është përbërja e mineraleve. Uji Tamara është një ujë oligomineral që nuk ka përmbajtje të nitriteve dhe të nitrateve, dy komponentë aspak të mirë për shëndetin e njeriut. Tamara është dizenjuar që të sjellë ujin më të mirë dhe më të shëndetshëm nga Alpet e Shqipërisë, i cili buron në një lartësi prej 1561m nga Maja e Sokolit Malësi e Madhe.

Fabrika ndodhet në një zonë malore, me një klimë të pastër dhe të pasur me burime ujore. Kompania ka laboratorin e saj të brendshëm për të testuar lëndët e para dhe produktet përfundimtare, në mënyrë që të sigurohet se cilësia është brenda kufijve të pranueshëm dhe në përputhje me rregulloret përpara se të shpërndahet në tregun tonë vendas ose të eksportohet jashtë Shqipërisë.

Misioni i tyre është të prodhojnë një produkt të shëndetshëm, të shijshëm dhe inovativ që plotëson kërkesat dhe nevojat e klientëve. Ata dizenjojnë, zhvillojnë, prodhojnë dhe tregtojnë një sërë produktesh inovative që plotësojnë standardet globale të cilësisë dhe qëndrueshmërisë.

a
a

Apparently we had reached a great height in the atmosphere, for the sky was a dead black, and the stars had ceased.

fb. tw. ig.