Realizimi i filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, producenti Olsi Abazi tregon disa detaje!

Mbrëmjen e djeshme u mbajt premiera e madhe e “Në kuadër të dashurisë”. Ky film aq i shumëpritur nga publiku dhe aq i komentuar përgjatë muajve të fundit u shfaq për herë të parë në Pallatin e Kongreseve. “Në kuadër të dashurisë” përmban një kast të mahnitshëm aktorësh dhe personazhesh shumë të dashur për audiencën e gjerë.

Në një intervistë ekskluzive ishte producenti Olsi Abazi i cili ndër të tjera u shpreh se:

Sot është një natë e madhe, është natë kurorëzimi, ku të gjitha vuajtjet tona marrin shkëlqimin e duhur. Kemi bashkëpunuar 6 muaj rresht, janë 42 deri ne 45 njerëz që kanë qëndruar prapa projektit. Korça ka qenë një skenografi për këtë film dhe shpresoj që të gjithë të surprizohen. Jam shumë i kënaqur me filmin. Skenari, regjisori, kasti, vendi dhe gjithçka e ka bërë filmin atë që do të shikoni. 

a
a

Apparently we had reached a great height in the atmosphere, for the sky was a dead black, and the stars had ceased.

fb. tw. ig.