Luiz Ejlli flet mbi ndikimin e tij në suksesin e filmit: “Jo modest, 100%”!
Mbrëmjen e djeshme u mbajt premiera e madhe e “Në kuadër të dashurisë”. Ky film aq i shumëpritur nga publiku dhe aq i komentuar përgjatë muajve të fundit u shfaq për herë të parë në Pallatin e Kongreseve. “Në kuadër të dashurisë” përmban një kast të mahnitshëm aktorësh dhe personazhesh shumë të dashur për audiencën e gjerë.
Në një intervistë ekskluzive ishte edhe aktori protagonist i filmit Luiz Ejlli, i cili foli më shumë rreth realizimit të filmit dhe punës së bërë në film.
Sa përqind e suksesit të filmit mban emrin Luiz Ejllit?
Jo modest, 100%.
A mendon që 90% e njerëzve kanë ardhur për ty?
Atëherë përtej shakave në film janë aktorë të mëdhenj si Ndriçim Xhepa, Zamira Kita është Luani, Ylberi, Olta, Sara, Salsano e të tjerë domethënë është një punë në grup.
Cila është nota që do t’i vendosje vetes si aktor?
Në qoftë se shkoj në Hollivud aty do ti vendos notë vetes, sot nuk ia vendos dot sepse nuk e kam parë veten, se kam parë akoma filmin.
Çfarë do të na thuash në lidhje me lajmin për një fëmijë?
Këtë nuk e di nga e keni nxjerrë…
Çfarë do t’ju thoje të gjithëve që nuk besuan në dashurinë tuaj?
Për të gjithë astrologët që thoshin jo Bricjapi-Gaforrja a e ke parasysh që njëherë thoshin nuk shkojnë, atëherë dolën në emision të Kiarës thonin shkojnë, këta të njëjtët persona. Unë jam me të, nuk jam me të as për ato, as për ty, jam sepse e dua, jam se më do dhe jam se ndihem mirë dhe o Zot na e mbaj këtë dashuri dhe respekt që kemi për njëri-tjetrin.