“Jam tmerrësisht i lumtur me Sarën dhe Luizin…” regjisori Koloreto Cukali flet rreth filmit!

Mbrëmjen e djeshme u mbajt premiera e madhe e “Në kuadër të dashurisë”. Ky film aq i shumëpritur nga publiku dhe aq i komentuar përgjatë muajve të fundit u shfaq për herë të parë në Pallatin e Kongreseve. “Në kuadër të dashurisë” përmban një kast të mahnitshëm aktorësh dhe personazhesh shumë të dashur për audiencën e gjerë.

Në një intervistë ekskluzive ishte edhe regjisori i filmit Koloreto Cukali, i cili foli më shumë rreth realizimit të filmit dhe punës së bërë në film.

Çfarë note mendon se mund t’i vendoset filmit pa pasur përshtypjet e publikut?

Une mendoj se profesiontët do i vënë një notë 7 ose 8 shpresoj që publiku ti vërë një notë 9 ose 10, unë i vë një notë 5 sepse unë jam gjithmonë i pakënaqur.

Cili është personi me te cilin je kenaqur me shume ne set?

Besoj që është drejtori i fotografisë Rezart Gurashi dhe skenografi Luan Shkodra, kam kaluar shumë kohë me to.

Cilët aktorë mendon se kanë bërë një progres të shkëlqyer në film?

Unë jam tmerrësisht i lumtur me Sarën dhe Luizin, sepse nuk janë aktorë profesionistë. Pra janë artistë por nuk janë aktorë profesiontë dhe duke qenë dhe unë një regjisor fillestar në regji, nuk është kollaj dhe ishte një merak i madh se si do dilnim.

a
a

Apparently we had reached a great height in the atmosphere, for the sky was a dead black, and the stars had ceased.

fb. tw. ig.