“Nuk gabova…”/Luan Jaha tregon çfarë e bëri të pranonte rolin në “Në kuadër të dashurisë”!

Iftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë aktori i njohur Luan Jaha. Me një karrierë mjaft të suksesshme ndër vite, Luan ka ardhur gjithashtu me një rol në filmin e shumë komentuar “Në kuadër të dashurisë”. Ai na ka folur më shumë për përjetimet e tij dhe për personazhin që luan në film, por jo vetëm…

Luan, për publikun në Shqipëri ti nuk ke qenë dhe aq familjar përveç shfaqjeve në teatër, por me pjesëmarrjen në këtë film ke krijuar një impakt mjaft të madh tek publiku…

Ky ishte dhe qëllimi im, që të krijoj një kontakt më të afërt me publikun. Unë kam ardhur në Tiranë shpesh me teatër, por siç e dimë teatri ka një kategori të caktuar publiku. Dhe magjia e filmit është kjo që të shfaqet në shumë kinema dhe të ketë më shumë impakt. Ia kemi dalë.

Kur ka qenë debutimi yt i parë si aktor?

Debutimi i parë si profesionist ka qenë në vitin ’92. Por si fëmijë kam luajtuar nga viti ’82 deri ’87. Kur e mendoj sa vite kam, habitem se them nuk janë të miat. Nuk e kam idenë e moshës. Ndihem si 28-vjeçar. Falë Zotit edhe gëzoj shëndetin.

Roli yt në film, Xhevi, është një baba më i fokusuar tek qejfet dhe më pak i përqendruar tek problemet e djemve të tij. Si e sheh këtë personazh?

Ai i kthehet më shumë vetes. Tani vjen një kohë që duhet të shpalosen ato dëshira që i ka mbajtur të ndrydhura brenda vetes në rini. Këtu është komikja e rolit. Unë sa e marr rolin tim, gjithmonë e përqafoj, e dua më shumë se veten. I adhuroj rolet, i përkëdhel. Jam pak i papërgjegjshëm si natyrë, por në role kjo më bën ndryshe. Ky është një rol që i ka ndrydhur dëshirat e veta dhe tani i kthehet atyre. 

A ngjason ti me rolin e Xhevit?

Jo! Unë jam tip shumë familjar, bëj shumë pas familjes, obligimeve familjare. E kam kryrer atë fazë më herët.

Çfarë mendove kur pe veten në film?

Kur jam i shqetësuar e reflektoj. Nuk isha i vetëdijshëm për atë që janë xhiruar, sepse kisha rol dytësor. Isha pak skeptetik, por kur e pashë ishte ndjenjë fantastike. Aty me publikun e përjetova shumë. Komedia është energji, ose të merr ose jo. Por ajo ndodhi, pati duartrokitje dhe ovacione.

Ka një moment nga filmi që të ka ngelur pak peng?

Ka qenë skena e takimit një mëngjes. Ka qenë aty familja e miqve, pra Ndriçimi, Zamira, Olta, dhe unë dal nga banja pa parë se aty ka njerëz dhe unë dal lakuriq. Ajo është e bukura, aty doja të vdisja duke qeshur, por e mbajta veten. Më dhimbset që nuk ka dalë, por kanë nxjerrë nektarin e filmit.

Ti ke thënë më herët “Beso tek regjisori, ndryshe mos luaj”. Si pranove për këtë film?

Ka disa arsye që mund të kem thënë ‘jo’ roleve në të kaluarën. Unë në Shqipëri kam thënë dhe ‘jo’ për shkak të skenarit apo ekipit. Ose i besoj me gjithë qenien time, ndryshe nuk shkoj nëse e kam të paqartë. Koloreto nuk kishte shans të dështonte se kishte dhe një ekip të mirë. Dhe nuk gabova.

a
a

Apparently we had reached a great height in the atmosphere, for the sky was a dead black, and the stars had ceased.

fb. tw. ig.