“Humori ka buruar në çdo batutë”/Përshtypjet e aktores Zamira Kita për filmin “Në Kuadër të Dashurisë”!

E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë aktorja e mirënjohur Zamira Kita. Ajo ka dhënë një intervistë ekskluzive duke na zbuluar disa të pathëna më shumë mbi premierën e “Në Kuadër të Dashurisë”…

Si ishte kjo eksperiencë për të?

Ndihem shumë mirë, jam shumë e kënaqur me gjithçka. Kam qenë në tapetin e kuq në premierën absolute në Pallatin e Kongreseve dhe kam qenë dje në kinemanë Cineplexx me të gjithë kolegët e mi të filmit.

Si ishte për Zamira Kitën të punonte me Luiz Ejllin apo Sara Hoxhën në film, të cilët nuk i përkasin fushës së kinematografisë, por gjithsesi janë shfaqur si aktorë protagonistë?

Unë e kam thënë edhe gjatë xhirimeve që ata përpiqen të luajnë natyrshëm, të luajnë bukur e të luajnë veten në ato rrethana. Nëse do të gjendej ai vetë në jetë në atë situatë, si do të reagonte edhe këtu po i referohem Luizit. Ai e ka luajtur bukur. Edhe Sara, por nuk besoj se ato dallojnë nga ne aktorët profesionistë kaq shumë. Gjithsesi, nuk krahasohet nga aktorët protagonistë, sepse ata kishin peshën e tyre dhe normalisht ishte pak më e fortë, sepse e njohin mirë aktrimin. Unë u kënaqa me filmin. Të gjithë personazhet më kanë pëlqyer dhe nuk mund t’i veçoj dot. Luizi nuk është aktor, Olta është aktore, por ata ishin shumë mirë të dy. Ndihej kimia mes tyre në lojë. Ata shkonin shumë mes tyre, pavarësisht se si janë shfaqur dikur në Big Brother, ata këtu ishin dy të rinj të bukur, dy të rinj të dashuruar, që t’i si publik i doje. Ti e do dashurinë e tyre. Dhe si publik, nuk të vinte mirë që ata të përjetonin një divorc. Kështu që unë besoj se gjithçka ka kaluar bukur. Ka qenë film romantik. Ka qenë film me shumë humor dhe këtu dua të ndalem, sepse humori ka buruar në çdo batutë.

a
a

Apparently we had reached a great height in the atmosphere, for the sky was a dead black, and the stars had ceased.

fb. tw. ig.