“Në kuadër të dashurisë” tani ‘udhëton’ dhe në Shkup, në Maqedoninë e Veriut!
Filmi “Në kuadër të dashurisë” po vazhdon të shfaqet ende në kinematë Cineplexx dhe Millenium në Tiranë dhe ka një radhë të madhe njerëzish që duan ta shohin. Po ashtu filmi pati premierën dhe në qytetin e Korçës ku interesi vazhdon të jetë i madh.
Filmin “Në kuadër të dashurisë” përveçse në Tiranë, në datat 13-14-15-16 u shfaq dhe në Korçë. Të shumtë ishin dashamirësit që mbushën sallën e Teatrit të Korçës për të ndjekur filmin më të komentuar të momentit.
Më 16 tetor filmi ka premierën në Shkodër dhe në datë 18 filmi “udhëton” edhe në Kosovë. Nga 26 Tetori, tashmë “Në kuadër të dashurisë” shkon dhe në Shkup.
Premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”, i pari prodhim i Top Channel Films mbajtur pak netë më parë në Pallatin e Kongreseve” bëri bashkë personazhe të njohur të ekranit shqiptar. Filmi me protagonist kryesor, Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin u prit mes emocioneve të shumta, ku një numër i madh njerëzish iu bashkuan pritjes në tapetin e kuq, aty ku yjet e kësaj premiere parakaluan njëri pas tjetrit, ndërsa bënë edhe fotografi me fansat e tyre.