Filmi “Në kuadër të dashurisë” së shpejti dhe në Selanik!

Suksesi i filmit “Në kuadër të dashurisë” nuk ndalet! Data 9 Tetor shënoi një ditë të rëndësishme për të gjithë, aktorët, stafin, por dhe të gjithë publikun që e kishte pritur me padurim.

Premiera e madhe e datës 9, mblodhi në Pallatin e Kongreseve mijëra njerëz, për të ndarë së bashku një arritje të jashtëzakonshme dhe një hap gjigand për kinematografinë dhe mbi të gjitha Top Channel Films. Filmi me protagonist kryesor, Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin u prit mes emocioneve të shumta, ku një numër i madh njerëzish iu bashkuan pritjes në tapetin e kuq, aty ku yjet e kësaj premiere parakaluan njëri pas tjetrit, ndërsa bënë edhe fotografi me fansat e tyre.

Në qytetin ku u xhiruan një pjesë e skenave të filmit “Në kuadër të dashurisë” premiera shënoi suksesin e radhës. Për publikun i cili e kishte pritur me padurim këtë realizim pritja nisi herët e duartrokitjet i shoqëruan artistët që prej sheshit të teatrit teksa vinin njëri pas tjetrit. Dikush për të parë interpretimin e personazheve të tyre të dashur dhe dikush për të shijuar prodhimin e parë filmik të Top Channel pritshmëritë ishin të larta.

Projekti i suksesshëm me kastin e aktorëve profesionistë, personazheve publike më në zë të momentit dhe një staf i madh që punuan së bashku arritën që të përcjellin tek publiku emocione, humor dhe energji pozitive. Ditën e sotme mbahet premiera e filmit në qytetin e Shkodrës, ku sërish suksesi do të jetë i garantuar. 

Por jo vetë kaq, filmi do të shfaqet edhe jashtë Shqipërisë. Duke nisur që nga Kosova, Maqedonia e Veriut…e tani edhe në Greqi. Nga data 11 Nëntor, “Në kuadër të dashurisë” do të shfaqet në Cineplexx në Selanik.

a
a

Apparently we had reached a great height in the atmosphere, for the sky was a dead black, and the stars had ceased.

fb. tw. ig.