“Kasti më i mirë i mbledhur ndonjëherë…”/Ledion Liço dhe Olsi Abazi përshkruajnë “Në Kuadër të Dashurisë”!

Premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”, i pari prodhim i Top Channel Films mbajtur më datë 9 Tetor në Pallatin e Kongreseve bëri bashkë personazhe të njohur të ekranit shqiptar. Filmi me protagonist kryesor, Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin u prit mes emocioneve të shumta, ku një numër i madh njerëzish iu bashkuan pritjes në tapetin e kuq.

E që nga ajo ditë, filmi më i komentuar dhe më i shumëpritur nga publiku nuk ndalet. Por përveç produktit final, kurioziteti është gjithashtu shumë i madh dhe për prapaskenat e filmit, xhirimet, momentet e vështira apo të bukura të kastit gjatë realizimit të “Në kuadër të dashurisë”, apo dhe marrëdhëniet mes tyre.

“Në Kuadër të  Xhirimeve” sigurisht që zbuloi detaje, ndjenja, emocione dhe momente ekskluzive nga i gjithë kasti.

Ledion Liço: Olsi Abazi ka një togfjalësh të shpikur për filmin që është ‘romedia e parë shqiptare’. 

Olsi Abazi: Romedi në fakt është bashkim mes romancës dhe komedisë por këto të dyja janë aq shumë të lidhura me njëra-tjetrën sa në një moment ne menduam të sjellim një zhanër të ri. 

Ledion Liço: I gërsheton të dyja gjërat në mënyrë brilante, kjo ishte arsyeja se pse zgjodhëm pikërisht këtë temë për filmin e parë të Top Channel Films. Wshtë shumë e vështirë në Shqipëri të realizosh një film. Kostot e tij nuk janë të vogla përkundrazi edhe për një film si ky. I cili nuk ka shpërthime, hedhje nga aeroplani por janë të vështira dhe suporti që gjetëm në Top Channel ishte i menjëhershëm dhe i jashtëzakoshëm. Fimi do të bëhej gjenim apo nuk gjenim ne mbështetje nga sponsorat e tjerë.

Gjithmonë thonim se ky është kasti më i mirë i mbledhur ndonjëherë, sepse ka aktorë të cilët kanë luajtur filma shumë të bukur në kohën e kinostudios “Shqipëria e Re”, ka aktorë shumë të rëndësishëm të teatrit dhe filmit të pas viteve 90′ dhe natyrisht ka imazhe të televizionit që kanë një ndikim të madh. 

Besmir Bitraku: Luizi dhe Olta nga ajo që kemi parë në televizion kanë pasur një marrëdhënie të ndërlikuar brenda shtëpisë së BBV që i shkonte për shtat marrëdhënies së çiftit Besi-Jonida. 

a
a

Apparently we had reached a great height in the atmosphere, for the sky was a dead black, and the stars had ceased.

fb. tw. ig.