“Në kuadër të dashurisë”, filmi i parë shqiptar që shfaqet në Podgoricë!
Shfaqja e filmit “Në kuadër të Dashurise” mbrëmjen e djeshme, bëri bashkë në kryeqytetin e Malit të Zi, shqiptarët e Podgoricës, Ulqinit, Tivarit, Tuzit dhe Plavës e Gucisë. Nata e parë e prezantimit të filmit, prodhim i “Top Channel Films”, kishte një interesim të lartë të shqiptarëve të cilët mbushën sallën e Cineplexx.
Sidomos për të rinjtë, shfaqja e këtij filmi është një ngjarje shume pozitive sepse mungon vëmendja ndaj shqiptarëve atje. Ata thonë se ky është filmi i parë shqip që shfaqet në Podgoricë.
“Në kuadër të dashurisë” do të shfaqet gjatë gjithë ditëve në vazhdim në sallën e Cineplexx në kryeqytetin e Malit të Zi, në Podgoricë. Një komedi romantike që do t’u bëjë të qeshni, të qani dhe të dilni nga kinemaja të frymëzuar. Më një larmi karakteresh, humor fin, ku mbizotëron satira dhe arti i komedisë, “Në Kuadër të Dashurisë” ofron një përvojë që do të mbetet gjatë në mendjen e çdo shikuesi. Mos e humbisni shansin për të ndjekur filmin shqiptar më të shikuar të vitit.