Si janë Bora dhe Donaldi si aktorë? Ja çfarë tregon regjisori Erion Bubullima…
Premiera absolute e filmit “5 Herë Jo” po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Cineplexx, TEG. Mbrëmja e sotme është shumë e rëndësishme për Donaldin dhe Borën, pasi kjo është edhe premiera e filmit të tyre të parë të realizuar. Në një intervistë ekskluzive për tapetin e kuq, ishte dhe Erion Bubullima, regjisori i “5 Herë Jo”…
Është përfolur shumë ngjashmëria e filmi “5 Herë Jo” dhe “Proposal”, çfarë mund të thuash për këtë?
Referenca mund të marrësh nga çdolloj filmi. Komedia ajo është. Për këtë nuk di çfarë të them për këtë.
Si duken Bora dhe Donaldi si aktorë?
Le të themi që si aktor mund të jenë shumë herë më të mirë se aktorët me eksperiencë, Bora shumë e disiplinuar dhe Donaldi shumë kërkues
Lidhur me filmin, Erion Bubullima shtoi:
Kemi përdorur stile të ndryshme kinematografie. Është një ‘love comedy’ dhe shumë emocional në fund. Kjo është ajo që të bën përshtypje. Ky është projekti im i tretë kinematografik. Unë jam i afeksionuar pas çdo filmi që kam bërë. Por është momenti që të kemi një dëshirë më të madhe për filmat shqiptarë. Për nga cilësia, mendoj që është më mirë se filmat e tjerë që kam bërë.