Drilon Hoxha zbulon detaje nga filmi i ri “Guxim”: “Lufta bëhet për dashuri, jo për para të pista…”

I ftuar mëngjesin e sotëm në studion e ‘Live From Tirana” ka qenë regjisori, skenaristi dhe aktori i njohur e shumë i talentuar Drilon Hoxha. Siç tanimë dhe e dini, shumë shpejt do të vijë për publikun filmi “Guxim”, ku Driloni është dhe aktori kryesor. Ai na ka folur më shumë mbi këtë projekt të ri filmik, bashkëpunimin me Top Channel Films, si dhe shumë detaje të tjera se çfarë të presim nga ky krijim…

Si erdhi ideja për filmin “Guxim”?

Jam munduar që aty të përshtas jetën që bëjmë në Shqipëri. Jeta jonë kjo është që bëjmë dhe nëpër filma. Por lufta bëhet për dashuri, jo për para të pista. Ideja lindi nga e përditshmja, unë kam një rreth shoqëror që ankohen me ‘dramat’ e historisë së tyre personale. Dhe jam frymëzuar nga histori personale të miqve të mi, pra problemet e dashurisë në shumë versione të ndryshme. Është një dashuri e pamundur, kështu e kam quajtur unë. Data e premierës është në 5 Prill në Cineplexx TEG.

Sa kohë të duhet zakonisht të bësh një skenar?

Unë për një ditë mund të bëj goxha punë, siç mund të rri dhe një muaj pa bërë asgjë, varet nga frymëzimi. Ky skenar ka zgjatur rreth 2 muaj, 2 muaj e gjysmë. Tin ë fund i bën një ‘check’ të gjithit. Jam shumë i kujdesshëm, sepse kemi bërë dhe gabime në fillim. Çdo fjalë, çdo presje duhet të ketë kuptim. Skrenari është i pari, pastaj vijnë të tjerat.

Po lidhur me personazhet, është e vështirë që të gjesh rolin e duhur për secilin, në mënyrë që t’i përshtatet?

I mendoj mirë personazhet që shkruaj me aktorët. Në fillim nuk e bëja sepse nuk i njihja mirë. Por pastaj shihja karakterin e tyre në vepra dhe me këtë jam marrë dhe unë, të kuptoj se deri ku shkojnë ata.

a
a

Apparently we had reached a great height in the atmosphere, for the sky was a dead black, and the stars had ceased.

fb. tw. ig.