NIKOLL PRENDI
Nikoll Prendi është një djalosh 11-vjeçar, talenti i të cilit e dallon nga bashkëmoshatarët e tij. Daljen e tij të parë televizive ai e bën në spektaklin “Në kurthin e Piter Pan”, dhe që atëherë ka bërë xhiron e mediave, pasi di mbi 3 mijë vargje të Gjergj Fishtës. Talenti i tij në interpretimin e vargjeve të Fishtës, terhoqi mbarë shqiptarinë, kinematografinë, regjizorë e aktorë, artistë e media, që shprehen me shumë vlerësim dhe shohin te Nikolli i vogël, një artist të madh të kinemotografisë në të ardhmen.