Regjisori Koloreto Cukali zbulon komentin më interesant që mori pas filmit “Në Kuadër të Dashurisë”: “Si ia premë…”

Nga data 17 tetor, në kinema është rikthyer filmi më i dashur për publikun “Në Kuadër të Dashurisë” nga Top Channel Films. Një vit pas premierës së tij, ky film vjen këtë herë me 15 minuta më shumë me skena që nuk i kishim parë më herët. Se çfarë të presim nga kjo risi dhe pse duhet ta ndjekim patjetër, në studion e “Wake Up” ka qenë Koloreto Cukali, regjisori dhe skenaristi i këtij filmi…

Si ka qenë për ty kjo eksperiencë e të bërit film?

Jam shumë i lumtur me gjithë rrugën e filmit. Rruga e bërjes së filmit ishte e mrekullueshme. Kam punuar me aktorë që do e kishe ëndërr për të punuar, që të japin kënaqësi të madhe dhe ti mbushesh kur punon me ta. Kemi xhiruar me shumë ngut, kishte shumë material dhe kemi xhiruar për një muaj.

Cili ka qenë komenti më interesant që ke marrë?

Si ia premë penisin Ndriçim Xhepës, më thanë që është prerje e mitizimit mashkullor. Nuk ia premë Ndriçim Xhepës, ia premë personazhit të tij. Bëmë disa modele, të ndërtuara me dorë vetë. Nuk na dolën aq të bukura dhe u detyruam t’i blinim disa penisë gome. Pas xhirimit u zhdukën (qesh).

Cila ka qenë skena më e vështirë e filmit?

Një skenë e vështirë nga ana e kostumografisë, ishte kur këndon Luizi dhe Olta që kthehet në kujtime. Personazhi i Oltës duhet të ndërrojë veshje në atë skenë. Kishim 20 sekonda kohë për ta veshur e për ta zhveshur dhe ajo duhet të neglizhonte çfarë po ndodhte. Kishim dhe hall kohe sepse zbardhte. Duhej bërë shumë shpejt. Varesh shumë nga koha e nga çdo element tjetër.

Po surpriza më e madhe për ty?

Befasia më e madhe është Sara Hoxha sepse nuk kishte aktruar asnjëherë. Kemi xhiruar një skenë që ishte aq e mirë sa nuk kishim nevojë për një dubël tjetër. Është aktorja që e bën rolin që të duket mirë.

a
a

Apparently we had reached a great height in the atmosphere, for the sky was a dead black, and the stars had ceased.

fb. tw. ig.