Olta Gixhari: “S’janë të Luizit këmbët e posterit se janë të palestruara”!
Nga data 17 tetor, në kinema është rikthyer filmi më i dashur për publikun “Në Kuadër të Dashurisë” nga Top Channel Films. Një vit pas premierës së tij, ky film vjen këtë herë me 15 minuta më shumë me skena që nuk i kishim parë më herët. E ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike në emisionin “Ndryshe” ka qenë Olta Gixhari, aktorja protagoniste e këtij filmi.
Nisur nga posteri i ri i filmit, e pyetur nga Salsano nëse do të shtohet ndonjë skenë dashurie mes saj dhe aktorit tjetër protagonist Luiz Ejlli, ajo u përgjigj:
E para njëherë ato s’janë këmbët e Luizit, se ato janë dy palë këmbë aq të palestruara sa nuk kam parë ndonjëherë. Nuk janë, jo. I kanë montuar ato këmbë. Nuk e di. Duhet të pyesni producentin për këtë. Kurse përsa i përket skenave, unë nuk e mbaj mend më tani se çfarë kemi bërë në kuptimin se çfarë skenash që nuk janë transmetuar edhe do të jepen. Nuk e mbaj mend se kanë qenë shumë. Xhirimet kanë qenë aq intensive, edhe periudha ka qenë shumë intense dhe nuk mbaj mend se çfarë skenash.
E pyetur nëse do ta shihte këtë version në kinema, Olta u shpreh:
Jo, jo. Kam frikë. (qesh)
Nëse do të bëhej një “Në Kuadër të Dashurisë 2”, do ta pranonte të ishte sërish pjesë?
Unë kam shumë besim që do të bëhet një “Në Kuadër të Dashurisë 2”, sepse ka pasur shumë sukses dhe jehona vazhdon ende për ne. Kurse përsa i përket me kë aktor do të luaj, unë kur e kam bërë në atë fazë që isha, se kam problem asnjë. Unë në çdo sheshxhirimi që shkoj unë pyes kush është kasti, kush është partneri im për ta ditur, për të krijuar një marrëdhënie, për të krijuar një korrektësi pune, një vazhdimësi edhe një energji që duhet patjetër në sheshxhirim, por unë jam profesioniste. Nuk vë asnjëherë kushte në kast.