A ndihet ‘i kërcënuar’ nga VIP-at që po marrin role kryesore në filma sot?! Mjeshtri i Madh Mehdi Malkaj: “Ata shkojnë e vijnë, unë mbetem!”

tuar në Premierën Absolute të filmit “Guxim”, një tjetër projekt premtues i Top Channel Films, ka qenë një ndër aktorët protagonist, aktori i mirënjohur dhe Mjeshtri i Madh Mehdi Malkaj. Me një karrierë të gjatë dhe shumë të suksesshme ndër vite, Mehdi Malkaj na ka treguar si e gjeti veten në filmin “Guxim”…

Si është të punosh me Drilon Hoxhën, sepse ky nuk është filmi i parë ku po bashkëpunoni?

Unë jam që nga dita e parë e Drilonit me të, sepse u nisa nga një parim që e kam thellë në zemrën time… Driloni e kishte për herë të parë dhe unë i thashë ‘do vij me ty, sepse nuk harroj që edhe mua më kanë ndihmuar për herë të parë’. Më kanë ndihmuar kur kam qenë i ri, por atyre nuk ua shpërblej dot. Dhe atë që më kanë ndihmuar mua, unë e kalova tek Driloni. Driloni është djalë me shumë kurajo, është shumë serioz në punën që bën, ka dashuri të madhe për punën dhe ç’është më e rëndësishme aktorët i trajton shumë mirë.

Të ka ndodhur që të kesh refuzuar role në filma?

Sigurisht që ka ndodhur, sepse duhet të zgjedhësh. Do marrësh një gjë që e ke shpirtërisht më afër vetes. Po e pate afër vetes, do ta hedhësh të tërin brenda vetes. Sigurisht që ka qejfmbetje, ka hatërmbetje… Aktorët janë fëmijë kapriçozë, duhet t’i trajtosh mirë, duhet t’u ndjellësh muzën, duhet t’i nxjerrësh më të mirën e tyre. Dhe në rastin konkret, Driloni e ka nxjerrë më të mirën time.

E ke ndjerë ndonjëherë veten të lënë pas dore në projektet e reja kinematografike, duke qenë se rolet kryesore sot po i marrin personazhe që kanë shumë ndjekës në Instagram?

Unë nuk kam lidhje me këta. Këta shkojnë e vijnë, unë mbetem. Ata janë komercialë. Çfarë VIP-i? Mund të jenë rrip, por jo VIP. Nuk janë ata që më kërcënojnë mua. Ata nuk kanë dashurinë e madhe të artit që kam unë.

a
a

Apparently we had reached a great height in the atmosphere, for the sky was a dead black, and the stars had ceased.

fb. tw. ig.