Aktori i njohur Luan Jaha do të jetë pjesë e “Në kuadër të dashurisë”!
Luan Jaha është një tjetër emër mjaft i njohur i kinemaografisë dhe teatrit. “Në kuadër të dashurisë” është duke mbledhur emrat më në zë të skenës dhe mesa shohim, kasti është i mahnitshëm… Luan Jaha jo vetëm që do të jetë pjesë e filmit, por ka dhe një rol mjaft të rëndësishëm… Jua shtuam mjaftueshëm kuriozitetin?
Luan Jaha lindi në Prishtinë më 11 Tetor 1967. Ai është një aktor i njohur shqiptar nga Kosova. Studimet e larta i ka vazhduar në Fakultetin e Arteve, dega e Artit Dramatik, në vitin 1994 në Prishtinë. Ka luajtur në rreth 50 shfaqje teatri, i cili dallohet me shfaqjen “Duke pritur Godonë” të Samuel Bekett, me të cilën mori çmimin special të jurisë në Sarajevë më 1997. Ndër shfaqet e tij më të njohura janë: “Karrigat”, “Armiku i popullit”, “Hamleti”, “Fluturimi në folën e qyqës”,”Tregtari I Venediktit”,”I Ligu Për Mend”.
Aktori mori pjesë në shumë filma, TV drama dhe seriale, ku mund të veçohet “Kosova 9.11.”, që u shpall filmi më i mirë në festivalin ndërkombëtar “Tirana 2003”. “Kukumi”, ku ai ka luajtuar, është cilësuar si filmi më i mirë shqiptar në vitin 2006. Madje edhe “Koha e kometës”, ku ai lunate gjithashtu u cilësua si më i miri në vitin 2008. Disa filma të tjerë ku ai bën pjesë janë: “Der Albaner” (2009), “Falja e Gjakut” (2009), “Dhoma 304” (2010), “Tri dritare dhe një varje” (2013), “Sworn Virgine” (2014). Momenti kyç i karrierës së tij ishte pjesëmarrja në serialin “Familja moderne”, ku interpreton Dajën Skënder.