“As sytë nuk mund të çel pa të…”/Luan Jaha mirënjohës për mbështetjen e madhe të bashkëshortes së tij!
Mbrëmjen e djeshme u mbajt premiera e madhe e “Në kuadër të dashurisë”. Ky film aq i shumëpritur nga publiku dhe aq i komentuar përgjatë muajve të fundit u shfaq për herë të parë në Pallatin e Kongreseve. “Në kuadër të dashurisë” përmban një kast të mahnitshëm aktorësh dhe personazhesh shumë të dashur për audiencën e gjerë. Luan Jaha, një nga aktorët më me emër në Kosovë, kishte një rol të rëndësishëm në këtë film. Në një intervistë në tapetin e kuq, ai na ka treguar më shumë rreth personazhit të tij dhe jo vetëm.
Ke patur role shumë të mira, por këtë herë vjen në një film komercial. Si ndihesh për këtë fakt?
Është pjesë e punës tonë dhe kjo. Me kënaqësinë më të madhe e kam pranuar. Jam kënaqur, kështu që ia ka vlejtur gjithë ky investim i imi.
Me cilin nga aktorët je kënaqur më shumë?
Sigurisht që me Ylberin, meqë të gjitha skenat i kam pasur me të dhe e kam partner që nga Prishtina.
Roli yt ka dhe dy djem me karaktere shumë të ndryshme, Luiz Ejllin dhe Ylber Bardhin. Çfarë mund të na thuash për ta?
Po them që është gjynah që nuk i kam bërë edhe dy djem. Shumë të mirë i kam, nuk di t’i ndaj.
Po për bashkëshorten e Luanit, si ka ndikuar kjo distancë, ku ai u shkëput për xhirimet e filmit? Ja çfarë na tregon ajo:
Jam mësuar. Ky është profesioni i Luanit dhe jam mësuar me këtë.
A është bashkëshortja juaj, mbështetësja juaj më e madhe?
Padyshim, përndryshe as sytë nuk mund të çel!
Sa ndryshon Xhevi dhe Luani si karaktere në jetën e vërtetë?
Secilin karakter e plotësojmë njëri-tjetrin. Pak marr nga ai, pak marr nga vetja. Kështu që është një gërshetim i eksperiencave, i emocioneve.