Edhe pak orë na ndajnë nga premiera e “Guxim”, Drilon Hoxha zbulon çfarë e pret publikun në kinema!

Edhe pak orë na ndajnë nga premiera e filmit të ri “Guxim”, që do të mbahet në Cineplexx TEG në orën 19:00. I ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up” ka qenë aktori, regjisori dhe skenaristi i këtij filmi, Drilon Hoxha, që na ka folur më shumë se çfarë të presim sonte në kinema, por jo vetëm…

Çfarë do të ofrojë për publikun filmi yt i ri?

Kemi bërë një punë të mirë. Do të ketë krisma. Sot do të shihni shumë gjëra të bukura, gjithë drama që do të shihni aty bëhet për gjënë më të bukur, dashurinë. Janë dy familje, që tregohen si kanë qenë tradtat dikur e sot. Janë dy miq që kanë pirë gjakun e njëri-tjetrit, kurse brezat e rinj ‘ia fusin’ njëri-tjetrit. Këtu është paralelizmi. Ndërkohë vajza e re ka pasur një aventurë me dikë të moshuar, pa ditur që kjo do t’i sjellë probleme. Unë nuk kam një publik të caktuar, i kam moshat e përziera. Nuk kam një grupmoshë të caktuar. Edhe tematikat që kam, ka gjëra tradicionale, nuk ka vetëm aksion.

Shumë njerëz kanë qenë skeptikë kur fillove të prodhosh filma, por tani ka ndryshuar. Si ndihesh për këtë?

Ndihem shumë mirë se është një luftë që ti e nis i vetëm. Në fillim e nisa si pasion, pa qenë në konkurrencë me njrëzit. Mora shumë komente pozitive, por dhe negative. Por pastaj kur i vura në peshore, mendova të sjell dhe projektin e dytë. Po mendove që do bëhesh miliarder, nuk të ecën. Nëse bën një projekt dhe del i suksesshëm, atëherë vijnë vetë të tjerat.

The që filmi brenda ka elementë të tradicionales, për cilat bëhet fjalë?

Skena nuk mund të veçoj dot sepse e kam surprizë…

Shumë e komentuar ka qenë dhe shuplaka që i ke dhënë në film aktorit Lorenc Kaja, e cila duhet thënë se ishte reale. Çfarë mund të thuash për këtë?

Në montazh mund ta mashtrosh bukur publikun me efekte. Kurse shpulla është pak e vështirë. Me Lorencin, i thashë që do të bie pak dhe po rrinte ai… (qesh)

Si është të xhirosh filma aksion?

Skenat kur janë aksion duhet ta bësh vetëm 1 minut e gjysmë, sepse bëhet e lodhshme. Për atë skenë na ka marrë 1 javë sepse duhet të kapësh disa plane. Aksioni do animacion, do lëvizje të shpejta. Do animacion që të të japë ndjesinë se çfarë po ndodh. Jo të gjithë e bëjnë. Është si puna e një piktori, duhet të kesh shije për ta sjellë këtë. Sigurisht që janë të rrezikshme, por unë kam marrë një dublant.

The që lufta në këtë film bëhet për dashurinë, a ka skena ‘të nxehta’ mes teje dhe aktores tjetër protagoniste, Livia Lozi?

Nuk ka skena ‘hot’ sepse dashuria deri aty shkon. Deri tek puthja shkon.

Nisur nga Livia Lozi, e cila është ende studente, ti shpesh ke përkrahur dhe aktorë të rinj duke i dhënë një mundësi atyre për të luajtur në filmat e tu…

Unë jam pro kësaj gjëje. Gjithmonë kam promovar edhe njerëz që jo vetëm janë studentë, por që kanë një pasion të tillë. Gjatë audicioneve që kam bërë jam surprizaur dhe kam gjetur disa personazhe që janë dhe në film.

Si e sheh kinamtografinë aktuale në Shqipëri?

Po zhvillohet, po përpiqen shumë që të nxjerrin projekte të reja. Po mësojnë publikun që të vijë në kinema. Pastaj për cilësinë duhet të presim dhe nja 5 vjet. Sot nuk vuan për një kamera të mirë. Unë e kam thënë që unë e kam nisur nga minusi, jo nga zero. Duhet të dija si të menaxhosh njerëzit kur nuk ke buxhet. Për të bërë një film, padashje duhet të bësh dhe producentin. Por kush do, punon.

a
a

Apparently we had reached a great height in the atmosphere, for the sky was a dead black, and the stars had ceased.

fb. tw. ig.