Filmi i parë për aktoren protagoniste Livia Lozi, roli i së cilës vjen mes dy burrave që ajo dashuron!

E ftuar në Premierën Absolute të filmit “Guxim”, një tjetër projekt premtues i Top Channel Films, ka qenë një ndër aktoret protagoniste, e cila është e re në këtë industri Livia Lozi. Ajo luan rolin e të dashurës së Drilonit dhe personazhi i saj mban emrin Laura.

Si ndihet ajo për këtë ekperiencë kaq të rëndësishme të karrierës së saj?

Të them të drejtën jam ndjerë shumë mirë. Jam shumë me fat që kam luajtur me aktorë kaq të mëdhenj siç janë në këtë film si Myzaferi, Bujari, Driloni, Natasha e shumë të tjerë. Jam ndjerë vetvetja. E kam shijuar shumë. Do e bëja përsëri të njëjtën zgjidhje.

Më tej, ajo shtoi:

Është filmi im i parë. Unë jam ende në shkollë. Jam tek Akademia e Arteve në vitin e dytë për aktrim. Kështu që ky është filmi im i parë.

Si vjen roli i Laurës tek ky film?

Unë jam mes dy zjarreve, sepse ka të bëjë mes dy meshkujve që unë jam e dashuruar. Për më shumë do t’ju lë të shikoni filmin.

a
a

Apparently we had reached a great height in the atmosphere, for the sky was a dead black, and the stars had ceased.

fb. tw. ig.