Filmi “Legjenda e Bastunit” së shpejti në qytetin e Korçës, ja kur mund ta shihni!

Jeta e Çeskut ndryshon përgjithmonë kur në Shqipërinë e pasluftës, në pushtet vjen komunizmi, i cili vret e persekuton njerëzit e tij të zemrës. Ama ndjekja e një amaneti mund të jetë e vetmja gjë që e mban Çeskun gjallë, duke i krijuar një dritare shprese në një vend të pashpresë. Për të rigjetur dashurinë e humbur të tij, Sarën.

Mbi këtë fill ngrihen ngjarjet e filmit “Legjenda e Bastunit”, një film nga regjisori Xhoslin Rama dhe me skenar nga Mihal Rama. Thrilleri historik vjen nën interpretimin e Amri Hasanlliu, Amos Muji Zaharia, Ndriçim Xhepa, Vasjan Lami, Ermira Gjata e një kasë aktorësh të rinj.

Pas premierës së madhe në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit, “Legjenda e Bastunit” do të udhëtojë këtë herë në Korçë. Filmi do të shfaqet në datat 3, 4 dhe 5 Korrik në Teatrin “Andon Zako Çajupi” në dy orare, 18:00 dhe 20:00, nën distribucionin e Top Channel Films. Mos e humbisni! Për bileta vizitoni films.top-channel.tv/legjenda-e-bastunit/

a
a

Apparently we had reached a great height in the atmosphere, for the sky was a dead black, and the stars had ceased.

fb. tw. ig.