Gjithçka sapo ka filluar, fansat brohorasin gati për të pritur aktorët në tapetin e kuq!
Ashtu siç tanimë është mësuar nga të gjithë, sot është premiera e madhe e “Në kuadër të dashurisë”. Ky film aq i shumëpritur nga publiku dhe aq i komentuar përgjatë muajve të fundit, do të shfaqet sot për herë të parë në Pallatin e Kongreseve. “Në kuadër të dashurisë” përmban një kast të mahnitshëm aktorësh dhe personazhesh shumë të dashur për audiencën e gjerë.
Në këto momente po zhvillohet tapeti i kuq në Pallatin e Kongreseve aty dhe ku 2100 persona bashkë me kastin e aktorëve do të shohin së bashku filmin. Me anë të disa pamjeve mund të shihen të gjithë adhuruesit e aktorëve të cilët janë mbledhur dhe janë shumë të emocionuar që do të kenë mundësi të takojnë dhe realizojnë foto me aktorin e tyre të preferuar.