“I ngarkuar emocionalisht…”/ Doris Murati dhe roli i saj protagonist në “Legjenda e Bastunit”!

Mbrëmjen e 16 Maj u mbajt premiera e “Legjenda e Bastunit”, një film dramatik me një mesazh dhe domethënie shumë të rëndësishme, me regji të Xhosli Rama dhe me distribucion nga Top Channel Films. Kinema Cineplexx në TEG u mbush me dashamirës dhe me persona mjaft të njohur të botës së medias në Shqipëri.

E ftuar në eventin dedikuar kinematografisë ka qenë aktorja protagoniste e filmit, Doris Murati, një figurë e re në industrinë e filmit, por me një të ardhme mjaft premtuese. Si ka qenë eksperienca e saj në këtë film?

Shumë kënaqësi të jem këtu. Filmi ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme për mua. Në fakt unë nuk jam një aktore profesioniste, por jam vërtetë një entuziaste e filmave dhe thjesht produksioni më ka ndihmuar shumë. Çdo gjë është zhvilluar në mënyrë perfekte. Çdo gjë ka qenë perfekte. Është zhvilluar në mënyrë ekselente dhe është me të vërtetë një histori që ja vlen për tu treguar. 

Cili është roli i saj në film dhe sa e vështirë ka qenë ky aktrim për të?

Roli im është me të vërtetë i ngarkuar emocionalisht dhe është dashur të bëj disa ditë prova që unë ta kuptoja se çfarë ndodhte në film. Aq më tepër që flet për një periudhë që unë nuk e kam jetuar. Por çdo gjë shkoi mirë, sepse produksioni më ndihmoi ishte ai që më ndihmoi pafund që të arrija produktin final.

a
a

Apparently we had reached a great height in the atmosphere, for the sky was a dead black, and the stars had ceased.

fb. tw. ig.