Kujton periudhën e vështirë të Borës dhe Donaldit, Arjan Konomi: “Me orë të gjata duke…”
Premiera absolute e filmit “5 Herë Jo” vijon të sjellë në tapetin e kuq shumë personazhe të njohur publik të televizionit. Një figurë e njohur e ekranit, Arjan Konomi, parakaloi gjithashtu në tapetin e kuq, duke zbuluar emocionet për filmin e miqve të tij, Borës dhe Donaldit.
I pyetur nga Eni në lidhje me periudhën e vështirë të Borës dhe Donaldi, Arjani ka treguar se i ka qëndruar shumë pranë moderatorës në atë periudhë, duke e këshilluar por donjëherë dhe duke e dëgjuar deri në orët e vona të natës. Ish-opinionisti i “Për’puthen” ka treguar gjithashtu se gjithmonë ka patur shpresë që marrëdhënie e Borës dhe Donaldit do të rregullohej dhe është shumë i lumtur që dyshja janë bashkë dhe gëzojnë të dy këto suksese.
“Kujtoj shumë momente. Me Borën kam ndejtur me orë të gjata duke e diskutuar por edhe pa e diskutuar, thjesht duke e dëgjuar, pak të mbytur në atë mërzitinë tonë, të sajën mbi të gjitha. Ishte ndonjëherë e vështirë por unë kisha gjithmonë shpresë dh thosha që gjërat do ndryshojnë. Jam shumë i lumtur që janë bashkë dhe që ata janë mirë me njëri-tjetrin. Jam dy nga nejrëzit më të lumtur që unë kam njohur kohët e fundit dhe shpresoj të vazhdojnë kështu”.