Mesazhi që publiku duhet të marrë nga “Legjenda e Bastunit”, Amos Zaharia: “Të mësojmë të mos përsërisim gabimet e të kaluarës…”
Ditën e sotme mbahet premiera e “Legjenda e Bastunit”, një film dramatik me një mesazh dhe domethënie shumë të rëndësishme, me regji të Xhosli Rama dhe me distribucion nga Top Channel Films. Një nga aktorët kryesorë të këtij filmi është dhe Amos Zaharia, i cili i ftuar në “Live From Tirana” ka folur më shumë për rolin e tij dhe çfarë të presë publiku nga ky film…
Cili është roli yt tek “Legjenda e Bastunit”?
Unë kam rolin e Jakut, vëllai i Çeskut. Është historia e dy vëllezërve që me ardhjen e komunizmit, njerëzit dyzohen, gjysma është pro komunizmit dhe gjysma është kundër. Njëri prej vëllezërve është prift dhe tjetri kthehet në komunst. E dimë se çfarë ndodhi atëherë më klerikët, që u burgosën e u internuan… Dhe kjo është përlpasja e këtyre dy vëllezërve, që tregon se si rruga e dhunës nuk është rruga e duhur. Vjen si përrallë dhe kjo është zotësia e Xhoslit, është i ngrohtë dhe shpirtëror. Është diçka që i mungon prodhimeve sot.
Sa e vështirë është të futesh brenda rolit?
Pjesa më e bukur eështë puna kërkimore, je pak si arkeolog. Më pëlqen të gërmoj në të kaluarën, si visheshin njerëzit atëherë, si ndiheshin, çfarë pasionesh e ëndrrash kishin. Kjo është gjëja që më pëlqen më shumë. Pyet dhe njerëz që kanë jetuar në atë kohë, plus ka dhe dokumentarë që tregojnë se sa i egër ka qenë shteti me fenë atëherë. Njeriu është i njëjti pavarësisht kohës, por është thjesht kostumi që e ndryshon.
Si ka qenë të punosh me aktorët e rinj, duke qenë se dhe i ke ndihmuar ata?
Sa më i ndriçuar je, aq më shumë i ndihmon njerëzit. Qoftë edhe nga egoja jote që të dalësh sa më mirë ti, duhet ta ndihmosh tjetrin. Është art kolektiv, e mira ëshrë që t’i japësh sa më shumë dorë atij që ka nevojë. Është kënaqësi që të ndihmosh dikë.
Çfarë mesazhi do të doje që të merrte publiku pasi të shohë këtë film?
Historia ka një funksion shumë interesant, që të të mësoj të mos përsëritësh gabimet e të kaluarës. Është një film që flet për unitetin e njerëzve. Mendoj që ngrohtësia na bën më njerëzor, nuk ka mbijetuar dikush pa pasur nevojë për dikë tjetër.