Mos e humbisni filmin “Guxim”, nga 5 Prilli në kinema!
Nëse ju janë ‘mërzitur’ filmat romantikë apo nuk e gjeni veten tek to, atëherë ja ku jemi me një film të ri për ju! Siç edhe ju njoftuam vetëm pak ditë më parë, Top Channel Films tani prezanton për publikun një tjetër projekt kinematografik.
Filmi mban titullin “Guxim” dhe në të do të gjeni aksionin, romancën, dramën, por dhe krimin… Pra, e sigurtë që cilido qoftë zhanri juaj i preferuar, këtu do ta gjeni veten!
“Guxim” vjen me skenar dhe regji të Drilon Hoxhës, i cili është po ashtu dhe aktori protagonist i filmit. Për premierën nuk do të duhet të prisni dhe shumë, pasi filmi do të shfaqet në kinema duke filluar nga 5 Prilli!
Një histori e ndaluar dashurie do të shërbejë si fitili që ndez një luftë të pamëshirshme mes dy familjesh. Implikimi i një vajze të re me një kriminel të moshuar i cili fshihet pas petkut të biznesit medoemos do të ketë një cmim për tu paguar. Pasi bie në dashuri me një djalë të ri, xhelozia e sëmurë do e shtyjë “biznesmenin” të përdorë gjithë fuqinë e tij për të ndaluar çiftin. Po ju, a do vrisnit për dashurinë?
Për bileta vizitoni films.top-channel.tv/guxim/