“Në kuadër të dashurisë” nga kjo javë në Podgoricë, Belgjikë, Luksemburg, Zvicër, Britani e Madhe dhe Greqi…. Mos e humbisni!
“Në kuadër të dashurisë” vijon të mbetet kryefjala e ditëve të fundit. Pas disa premierave në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ashtu edhe jashtë territorit, filmi më i dashur dhe më i komentuar i momentit nuk ndalet së korruri sukses.
Pritjes i erdhi fundi për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë. Shqiptarët e Belgjikës dhe Luksemburgut mund të shijojnë filmin dhe të përjetojnë të qeshura pafund që prej 8 Nëntorit, pasi filmi i tyre më i dashur do të shfaqet në kinema Kinopolis në Bruksel, Atnwerp, Ghent dhe Kirchberg – Lux.
Nga data 9 Nëntor filmi “Në Kuadër të Dashurisë” do të shfaqet edhe në kinema Cineplexx në Podgoricë. Më tej, po në 9 Nëntor filmin tuaj të preferuar do të mund ta shihni në shumë qytete të Zvicrës dhe Britaninë e Madhe. Po ashtu, kasti i filmit shkon në Zyrih të Zvicrës më datë 13 Nëntor, ku të gjithë do të kenë mundësi të takojnë yjet e filmit nga afër, për të shkëmbyer emocione dhe momente të paharrrueshme.
Për herë të parë, një film shqiptar do të vijë nga 9 Nëntori në rrjetin më të madh të kinemave Odeon në Londër dhe në Birmingham. Nga ana tjetër, nga data 11 Nëntor “Në kuadër të dashurisë” do të ‘udhëtojë’ në Greqi, në kinema Cineplexx në Selanik.
Të tjera rekorede priten të thyhen! Mos e humbisni shansin për të ndjekur filmin shqiptar më të shikuar të vitit. Biletat kanë dalë tashmë në shitje, për më shumë informacion klikoni në linkun www.films.top-channel.tv