“Në kuadër të dashurisë” qëndron në krye në çdo kinema edhe fundjavën e Halloween!

“Në kuadër të dashurisë”, filmi i prodhuar nga Top Media ka udhëtuar këtë muaj në qytete të ndryshme si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë territorit, aty ku ndjekësit pritën me brohorima kastin e aktorëve të cilët ishin aty për të takuar fansat e tyre nga afër dhe për të bërë fotografi me ta apo për të dhënë autografe. Filmi vazhdon të shfaqet ende në kinematë Cineplexx dhe Millenium në Tiranë dhe ka një radhë të madhe njerëzish që duan ta shohin.

Projekti i suksesshëm me kastin e aktorëve profesionistë, personazheve publike më në zë të momentit dhe një staf i madh që punuan së bashku arritën që të përcjellin tek publiku emocione, humor dhe shumë energji. Por mbi të gjitha, ashtu siç thotë dhe regjisori Koloreto Cukali, njerëzit të dalin nga salla e kinemasë me shumë më shumë se vetëm kaq.

Sallat e kinemasë në Tiranë, Korçë, Shkodër, Vlorë, Prishtinë, Gjakovë, Prizren e Shkup kanë qenë të mbushura plot me dashamirës të shumtë që kishin ardhur me plot kuriozitet dhe dashuri për të ndjekur filmin më të shumëpritur dhe të komentuar të momentit. Biletat janë shitur në kohë rekord dhe po ashtu pritja në tapetin e kuq mblodhi mjaft fansa që po prisnin me një atmosferë tejet të zjarrtë yjet e filmit.

Suksesi i filmit nuk po di të ndalet ditë pas dite. “Në kuadër të dashurisë” vazhdon të thyejë rekorde dhe po del jashtë çdo parashikimi.

Filmi qëndron në krye edhe fundjavën e Halloween në çdo kinema, duke lënë në hije çdo gjë tjetër. “Në kuadër të dashurisë”, i pari prodhim i Top Channel Films, është suksesi i parë por jo i vetëm i filmave që Top Media pritet të sjellë në vazhdim.

Pra, po flasim ende për majën e ajsbergut… Të tjera suksese priten të arrihen më shpejt se sa mendonit!

a
a

Apparently we had reached a great height in the atmosphere, for the sky was a dead black, and the stars had ceased.

fb. tw. ig.