Nga aktore në komedi, këtë herë në një film aksion/Natasha Sela flet për “Guxim”!

E ftuar në Premierën Absolute të filmit “Guxim”, një tjetër projekt premtues i Top Channel Films, ka qenë një ndër aktoret protagoniste dhe më e mirënjohur në Shqipëri Natasha Sela.

Si e gjen ajo veten në këtë film aksion, i cili vjen si risi për kinematografinë shqiptare për vitin 2024?

Jam shumë e lumtur që vazhdoj të marr pjesë në filmat e Drilonit. Më pëlqen shumë ky djalë. Është i talentuar. Është aktor. Regjisor i shkëlqyer. Me të punoj shumë mirë. Është këmbëngulës. Të lë hapësirë. Është një mrekulli. Punët më kanë ecur shumë mirë. Rolin them që e kam realizuar. Megjithëse ju jeni mësuar të më shihni në komedi, ky është një film dramë.

Nisur nga karriera e saj e gjatë në këtë industri, si vjen ky rol?

Në fakt, sigurisht janë shumë vite, por nuk e ndjej shumë peshën e tyre. Kjo mua më ndihmon jashtë mase që të bëj role e mamave, të gruas së madhe. Kjo moshë është shumë e bukur për të luajtur role. Siç edhe mua po më vijnë tani.

Më tej, ajo shtoi:

Unë jam natyrë shumë e tërhequr. Kurrë nuk kërkoj role. Mua kur më vijnë, më telefonojnë e më thonë. Jam natyrë e tillë. Ajo që vjen, vjen.

a
a

Apparently we had reached a great height in the atmosphere, for the sky was a dead black, and the stars had ceased.

fb. tw. ig.