Nga eksperienca e BBV në një sheshxhirim/Olta Gixhari rrëfen për marrëdhënien e saj në film me Luiz Ejllin!
E ftuar në emisionin “Më lër të flas” në mbrëmjen e sotme ishte aktorja Olta Gixhari. Tashmë ajo është protagoniste në një nga filmat më të suksesshëm të momentit, duke luajtur në rolin e Jonidës. Në këtë intervistë ekskluzive pas premiereës së filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, Gixhari na ka rrëfyer se si ka shuar kjo eksperiencë për të, duke patur në krah edhe aktorin protagonist, Luiz Ejllin.
Si ka përfunduar kjo eksperiencë për të dhe si ishte të kishte Luiz Ejllin (Besi) si partnerin e saj në film?
Luizi në film ka luajtur veten. Mua më shijoi në film ai. Ishte shumë organik. Ishte ai, ka luajtur veten. Dhe shumë mirë, sepse ndonjëherë kur sforcohesh të bësh gjëra të mëdha, gabon. Edhe skenat që kishim bashkë, më shijuan shumë. Ishin shumë momente të virgjëra, shumë të lezetshme.
Si ishte për të puthja në film me Luizin?
Nuk e di, nuk më kujtohet fare. Puthjet në film janë shumë teknike, prandaj duhet të shikoni dokumentarin të kuptoni sa teknike janë. Pastaj, ‘baby kiss’ kemi bërë ne, nuk ishte puthje kush e di se çfarë.
Çfarë mendimi ka patur bashkëshorti i saj në lidhje me këtë eksperiencë të Oltës?
Më tha ishe shkëlqyeshëm në film. Unë jam puthur pothuajse në çdo film dhe Dori kështu më ka njohur.