“Një Hollywood i prodhuar në Shqipëri”/Regjisori Koloreto Cukali zbulon detaje ekskluzive nga filmi “Në kuadër të dashurisë”!
Tashmë është zyrtare! Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari bashkohen në projektin e ri filmik. Prej disa kohësh është përfolur në rrjet për një film që po bëhej gati dhe në role kryesore do të ishin dyshja më e komentuar dhe më e famshme në Shqipëri. “Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.
Ndërkohë në një lidhje direkte nga Korça për “Wake Up”, ka qenë regjisori dhe skenaristi i këtij filmi, Koloreto Cukali. Ai ka zbuluar disa detaje më shumë rreth këtij projekti që po xhirohet momentalisht në Korçë.
Pse është zgjedhur Korça si vend xhirimi?
Është zgjedhur e para sepse ka një bukuri të madhe estetike. Është një vend ku nëse rri më shumë se 2-3 ditë, të lind një dashuri e madhe. Tirana vetë është stresuese dhe mund t’i çojë çiftet drejt ndarjes. Kurse Korça mund t’i ribashkojë ata. Kështu që është zgjedhur si një fole dashurie për këtë film.
Çfarë mund të zbulojmë për kastin?
Po punojmë me një kast që është kast ëndrrash. Me një grup aktorësh më të mirë që ka Shqipëria. Kemi Ndriçim Xhepa, Zamira Kitën, Olta Gixharin, Olta Daku, Bes Bitraku. E bashkë me këta kemi personazhe shumë të dashur për publikun dhe shumë të talentuar, kemi Luiz Ejllin, Sara Hoxhën. Kompleksi i aktorëve është më i miri që mund të ëndërrojë një regjisor. Përveç kësaj kemi një grup produksioni shumë të mirë. Njerëzit më të talentuar që punojnë në fushën e filmit janë mbledhur këtu. Dhe mbrapa është makinera e prodhimit më e fortë dhe energjike që ka Shqipëria, që është Top Channel. Janë të gjitha elementët e duhur për të nxjerrë një produkt të mirë. Shto Korçën dhe bukurinë e saj, edhe duke futur disa gjëra nga Tirana. Unë mendoj se janë të gjithë elementët që të jetë një komedi romantike shumë e bukur dhe e dashur. Në vjeshtë përgatituni që ta keni filmin në kinema.
Si janë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari në sheshxhirim? A ka kimi mes tyre?
Janë shumë të mirë, edhe si personazhe edhe si aktorë. Ka shumë kimi mes tyre. Loja ka mbaruar në “BBV”. Edhe pas ndeshjeve futbollistët kundërshtarë shkojnë në lokal dhe pijnë bashkë. Tani ata janë një çift jo shumë të lumtur, por shpresojmë që deri në fund të jenë të lumtur. Janë një çift që shkojnë shumë dhe kanë shumë kimi. Janë rolet më të mira.
Cili është stili i komedisë që do përdoret?
Hapni Netflix dhe çdo lloj komedie romantike të Hollywood-it që do të shihni aty, do të jetë e njëjta gjë. Pra do të jetë një Hollywood i prodhuar në Shqipëri, një rom-com modern. Modern në të gjitha mënyrat, që nga si po punohet, skenografia. Ne kemi marrë shtëpi në Korçë dhe i kemi punuar nga e para. Është një punë serioze që nuk mendoj se është bërë ndonjëherë më parë, që vizualisht ky film të vijë tek stili i komedive romantike që prodhohen në botë.
Nga ana tjetër po ashtu në lidhje nga Korça ishte dhe Roerd Toçe. Cili është roli i tj në film?
Unë jam Kledi, jam një dizajner që po ngatërrohet me diçka tjetër, por që do shihet më mirë në film. Xhirimet kanë shkuar mirë. Tani unë jam në ditën e tretë të xhirimeve. Është pak e lodhshme por është një grup dhe kast që po punojnë me shumë profesionalizëm dhe po bëjnë një punë shumë të mirë. Ndërveproj më shumë me Arian, një vajzë që ka ardhur nga Italia që vjen të takojë familjen në Korçë. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, që më pas përfundon me diçka të madhe. Bëhet një lidhje goxha e mirë edhe mes lidhjes që kemi si partnerë dhe si shoqëri që kemi krijuar.
Si është të punosh me një kast të tillë?
Për mua është luks të luash me disa nga aktorët më të mirë në Shqiptari dhe me disa personazhë të tjerë të njohur, që dhe ata po e marrin si punë, me profesionalizëm. Kemi bërë stërvitje, prova që të jemi sa më të rehatshëm në set dhe t’ia kalojmë mirë me njëri-tjetrin.
Çfarë do të thotë për ty “Në kuadër të dashurisë”?
Në kuadër të dashurisë, të jemi brenda rrethanave, brenda situatës, rolit, personazhit dhe të emocionit të dashurisë.