Olta Gixhari

Olta Gixhari është një aktore e mirënjohur e skenës dhe kinematografisë shqiptare. Ajo ka lindur në Durrës më 8 korrik të vitit 1986. Ka luajtur në Teatrin Kombëtar ku disa nga shfaqjet e saj më të suksesshme kanë qenë: “Pamje nga ura” (2007), “Filumena Marturano” (2009), “Tri Motrat” (2016). Gjatë këtyre viteve ajo ka marrë mijëra duartrokitje të ngrohta nga publiku për interpretimet e saj të shkëlqyera. Por aktrimi nuk ka qenë dashuria e saj e parë pasi Olta në fëmijëri ka qenë pjesë e grupeve të kërcimit në Durrës, derisa e kuptoi që ishte e destinuar të aktronte. Edhe pse prindërit e saj nuk kanë qenë dakord kurrë që ajo të bëhej pjesë e botës artistike, Olta ndoqi zërin e mendjes dhe shpirtit të saj dhe nuk vazhdoi ekonomikun siç donte familja.

Ngjitja e parë serioze në skenën e Teatrit Kombëtar ka qenë kur ajo ishte ende në vitin e tretë të studimeve të larta. Në një nga provat e realizuara asaj kohe së bashku me profesor Timo Fllokon dhe regjisor Albert Mingën, Olta Gixhari arriti ta siguronte atë vend me talentin dhe punën e palodhur. Edhe pse dashuria e saj për teatrin ka qenë mjaft e madhe, aktorja kurrë nuk ka qëndruar e fokusuar plotësisht aty. Ajo është bërë pjesë edhe e botës kinematografike, ku mund të përmendim këtu disa filma të njohur si: “Pharmakon” (2012), “Amsterdam Express” (2014), “Love” (2021), “Bolero në vilën e pleqve” (2022).

Ven të përmendim edhe faktin se ndër vite Olta Gixhari ka marrë pjesë në dalje të ndryshme televizive ku ka qenë prezantuese e reality show “Kafazi i Artë”, pjesë e spektaklit “Në 1 Javë” dhe së fundmi pjesë e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”. Aktorja arriti të qëndronte mbi 100 ditë e izoluar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por me vendimin e saj e ndërpreu garën. Edhe pse nuk ishte fituese, Olta ka tërhequr vëmendjen e të gjithë shqipëtarëve me karakterin e saj të fortë dhe unik.

a
a

Apparently we had reached a great height in the atmosphere, for the sky was a dead black, and the stars had ceased.

fb. tw. ig.