Pak nga prapaskenat gjatë xhirimeve të “5 Herë Jo”…

Mes suksesit të padiskutueshëm të “Në kuadër të dashurisë”, ka ardhur koha të flasim për një tjetër film shqiptar. Një tjetër komedi romantike që parashikojmë se do të përqafohet gjithashtu shumë nga publiku i gjerë.

Po flasim pikërisht për “5 Herë Jo”, filmin me protagonistë një ndër çiftet më të preferuara dhe të komentuara, Bora Zemani dhe Donald Veshaj. Prej disa muajsh tanimë është folur kudo në media për përgatitjet që po bëheshin mbi këtë projekt të ri filmik.

Filmi do të shfaqet premierë në kinema në muajin dhjetor. Ajo që dimë deri më tani, është se kolona zanore e “5 Herë Jo” do të vijë nga Alban Skënderaj, kështu që prisni t’ju ‘shkrihen’ zemrat.

Më poshtë mund të shikoni pak nga prapaskenat gjatë përgatitjes së filmit dhe gjatë xhirimeve të “5 Herë Jo”, që kemi vendosur të ndajmë me ju. Nëse jeni kuriozë për detaje të tjera, do t’ju duhet të prisni edhe pak…

a
a

Apparently we had reached a great height in the atmosphere, for the sky was a dead black, and the stars had ceased.

fb. tw. ig.