Për të gjithë mediat që duan të jenë në premierën e “Në kuadër të dashurisë”, tani mundeni! 

Edhe pak ditë na ndajnë nga premiera e madhe e “Në kuadër të dashurisë” në Pallatin e Kongreseve. Data 9 Tetor shënon një ditë të rëndësishme për të gjithë stafin dhe aktorët e filmit.

Një staf vërtet i madh dhe një grup profesionistësh kanë punuar fort për të sjellë më të mirën tek publiku. Dhe jemi krenarë që t’ju prezantojmë me projektin e parë filmik të Top Channel Films.

Një natë e mbushur plot surpriza dhe emocione. Përveç publikut dhe dashamirësit që mezi e kanë pritur këtë projekt kinematografik, tani në premierën e madhe të datës 9 Tetor, do të jenë të pranishme dhe mediat. 

Për të gjithë gazetarët, fotografët dhe punonjësit e medias, mjafton të shkruani një e-mail me emrin dhe mbiemrin tuaj, kartën e identitetit, subjektin që ju përfaqësoni, një letër që vërteton që punoni aty dhe një numër kontakti, në adresën [email protected]

Thirrja është e vlefshme deri ditën e diel në orën 12:00, në mesditë. Ju mirëpresim!

a
a

Apparently we had reached a great height in the atmosphere, for the sky was a dead black, and the stars had ceased.

fb. tw. ig.