Performancë magjike! Bora dhe Donaldi kërcejnë nën tingujt e kolonës zanore të filmit “5 Herë Jo”!
Bora Zemani dhe partneri i saj Donald Veshaj kërcyen kolonën zanore të filmit “5 Herë Jo” gjatë mbrëmjes së sotme të “Dancing With The Stars”.
Kënga “Obsesion” e realizuar nga këngëtari Alban Skënderaj u soll në skenën e kërcimit. Fillimisht moderatorja e programit realizoi një rrëfim si asnjëherë më parë, ku veçoi si vitin më të vështirë të jetës 2023-shin. Ndërkohë ajo zbuloi edhe disa detaje të reja nga filmi që pritet të transmetohet në kinema më 13 dhjetor.
Projekti më i veçantë ka qenë filmi, jo vetëm si aktore por edhe si producente. Shumë orare të zgjatura pune. Zgjime edhe në orën tre të mëngjesit. Xhironim gjithë ditën, me orare shumë të zgjatura. Për sa i përket filmit po zbuloj disa detaje se edhe pak ditë na ndajnë nga premiera. Ka pasur puthje, madje kemi bërë edhe dubla jo sepse kishim siklet por se duhej të xhirohej në kënde të ndryshme. Një puthje brenda kësaj historie ishte e detyruar, ku ne duhet të bënim sikur ishim detyruar, por puthja tregonte shumë qartë që ishte e ndjerë.
Si përfundim, juria votoi me shaka për kërcimin e tyre ku çifti gjithsej mori 20 pikë.