Personazhi i tij sjell një formë të realitetit sot, Bes Bitraku flet për rolin e tij në film: “Të gjithë ne hutohemi nga fasada…”

Iftuar në studion e “Wake Up” mëngjesin e sotëm, ka qenë aktori i njohur Bes Bitraku, që gjithashtu së fundmi ka qenë i angazhuar me filmin “Në kuadër të dashurisë”, i cili po korr një sukses të jashtëzakonshëm. Besi luan rolin e Vanit, një rritës derrash nga Korça, që kërkon medoemos dashurinë e Arias, luajtur nga Sara Hoxha. Besi na ka folur sit më shumë mbi rolin e tij, por dhe si e ka pritur këtë jejonë kaq të madhe të filmit më të komentuar të momentit…

Si e prite personazhin tënd në film, Vanin?

Kur ma propozoi regjisori, ishte një vendim i përbashkët sepse unë në këtë film kam bërë dhe drejtorin e kastit. Ia propozova dikujt tjetër këtë rol në fillim, por ai nuk e pranoi dhe e bëra unë. Nëse nuk do të kisha bërë këtë rol, do të kisha një tjetër personazh, por nuk nga angazhimet e mia në teatër nuk ishte e mundur. Më mirë që ndodhi kështu sepse në atë rol u vendos Ylber Bardhi, një nga aktorët që unë pëlqej më shumë dhe e kam shumë mik. Në aq pak kohë sa ka ky karakter (Vani), jemi përpjekur të shpërndajmë një mesazh, një realitet që ndodh. Kur nuk ke asgjë, por mendon se mund të kapësh yjet me gjendjen monetare. Të gjithë ne sot hutohemi nga fasada.

Një pjesë interesante në film është dhe kostumi i përdorur për personazhin…

Është diça që nuk donim ta çonim shumë drejt groteskut, por nuk mund ta linim dhe pa pigment.

Si u ndieve në premierën e madhe dhe pastaj dhe në premierat e tjera që erdhën?

Me siklet. Kjo ndodh sepse aktorët në jetën e tyre nuk janë shumë komodë. Në premierë isha pak në siklet sepse nuk është bërë ndonjëherë në Shqipëri diçka aq shumë e madhe. Vinte dikush dhe të hapte derën e makinës… Ne nuk jemi mësuar me këto përkëdhelje. Por ishte diçka shumë e bukur.

Si e kanë pritur filmin personat e tu të afërt?

Të gjithë e kanë pëlqyer, edhe me disa profesionistë që kam folur. Është filmi komedi më i mirë që është bërë në Shqipëri. Ka shumë humor. Kam qeshur më shumë me Çimin. Më tërheq loja e tij.

a
a

Apparently we had reached a great height in the atmosphere, for the sky was a dead black, and the stars had ceased.

fb. tw. ig.