Pjesëmarrja e saj në “5 Herë Jo”, flet Egla Ceno: “Një film i punuar me shumë harmoni dhe dashuri…”

Eftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë aktorja e njohur Egla Ceno. Ajo ka folur më shumë mbi eksperiencën dhe përjetimet e saj në filmin “5 Herë Jo”, ku ka rolin e Klarës, antagonistes.

Si po i përjeton këto ditë duke pare dhe impaktin e publikut?

Kam qenë prezente në çdo prezantim që Donaldi dhe Bora po bëjnë, në Vlorë ishte e fundit dhe ishte fantastike, ishte full. Ishin disa shfaqje, vërtet me t’u gëzuar xhani. Ky film është punuar me shumë harmoni dhe dashuri. Janë dy gjëra që nuk duhet t’i mungojnë një pune artistike. Është pak e vështirë në punët tona artistike, që të krijohet një magji e tillë. Emocioni është magji, nuk është diçka që mund ta bëjnë të gjithë. Nëse është kjo magji mes elementësh, publiku e ndjen dhe e shijon.

Si të erdhi ftesa për të qenë pjesë e filmit?

Ftesën ma bëri regjisori Erion Bubullima dhe pata një lloj intuite që kjo ishte një punë që duhet ta merrja. Gati kisha hequr dorë nga kinemaja për mënyrën si po bëhet. Nuk më kishte rënë një skenar që ta kisha përshtypjen që do ishte një film i mirë. Por m’u projektua një punë fisnike. M’u dorëzua skenari, e lexova, është një rol antagonist. Pataj i përket aktorit që t’i japë kurbat e tij.

Çfarë mendimi ke për ata aktorë që e kanë kritikuar shumë kinemanë e re?

Mendoj që çdo njeri është i lirë që të shprehë mendimin e tij si të dojë dhe kur të dojë. Por duhet patur parasysh që ne jetojmë në një varfëri totale artistike, mezi prodhohet pak teatër, pak kinema. Gati kinemaja nuk prodhohet më, sepse i dimë shumë mirë kostot e xhirimit të një filmi, e dimë shumë mirë që në vitet e fundit nuk është bërë një film me kosto të denja për një punë kinematografike. E dimë mirë që artistët mezi mbledhin disa lek për të qepur një produkt që kanë në kokë, me shumë vështirësi. Lloji i kinemasë që kemi tani, që është lançuar kohët e fundit nga çuna dhe goca të guximshëm, me një vizion të orientuar drejt komercialitetit, por e bërë nga artistë e jo tregtarë, mirë se të vijë! Kjo kinema ka vendin e vet, publikun e vet dhe tregun e vet. Kjo lloj kinemaje ekziston në të gjithë botën.

a
a

Apparently we had reached a great height in the atmosphere, for the sky was a dead black, and the stars had ceased.

fb. tw. ig.