Publikohet “Obsesion”, kolona zyrtare e filmit “5 Herë Jo” realizuar nga Alban Skënderaj!
Një tjetër komedi romantike që parashikojmë se do të përqafohet gjithashtu shumë nga publiku i gjerë është pikërisht “5 Herë Jo”, me protagonistë një ndër çiftet më të preferuara dhe të komentuara, Bora Zemani dhe Donald Veshaj. Prej disa muajsh tanimë është folur kudo në media për përgatitjet që po bëheshin mbi këtë projekt të ri filmik.
Pas konfmimit të premierës së filmit, vjen edhe një lajm tjetër i mirë për ata që po presin me padurim të zbulojnë më shumë. Bëhet fjalë pikërisht për kolonën zanore realizur nga Alban Skënderaj, titulluar “Obsesion”. Artisti konfimoi lajmin gjatë një spektakli të “Dancing With The Stars” dhe më në fund gjatë ditës së sotme erdhi edhe publikimi final i këngës në kanalin e tij në YouTube.
Zyrtarisht Premiera Absolute e filmit do të mbahet në Cineplexx më 12 Dhjetor në orën 19:30. Ndërkohë duke filluar nga 13 Dhjetor do të jetë në kinema. Lajmi u bë i ditur gjatë publikimit të trailer-it më të fundit, ku edhe njëherë na tregohen disa detaje më shumë rreth ngjarjes që do të trajtohet në këtë film. Biletat do të jenë në shitje prej ditës së premte në faqen zyrtare: films.top-channel.tv
“5 Herë Jo” do të tregojë pikërisht se dashuria shpesh na vjen papritur, bashkë me ulje-ngritjet e saj, aventurat, sfidat e vështirësitë, që e bëjnë plot ngjyra këtë histori magjike. Në një sondazh të bërë në faqen zyrtare të Cineplexx në Instagram, ky film kishte marrë më shumë vota nga pyetja e shtruar: “Cili mendoni se do të jetë filmi më i mirë deri në fund të vitit në Cineplexx?”. “5 Herë Jo” kryeson momentalisht me 74% të votave, pas tij vjen “Napoleon” me 20%, “Wish” me 4% dhe “Aquaman” me 3%.