Realizoi kolonën zanore të “5 Herë Jo”, Alban Skënderaj: “Jam i kënaqur që filmi…”

Premiera absolute e filmit “5 Herë Jo” po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Cineplexx, TEG. Mbrëmja e sotme është shumë e rëndësishme për Donaldin dhe Borën, pasi kjo është edhe premiera e filmit të tyre të parë të realizuar.

Tashmë siç e kemi mësuar të gjithë, Alban Skënderaj ka kënduar kolonën zanore të këtij filmi, që mban titullin “Obsesion”. Artisti ka qenë në një lidhje direkte nga tapeti i kuq në Cineplexx TEG, për emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, ku foli më shumë për krijimin e kësaj kënge dhe jo vetëm…

Si ndihesh që kënga jote është kolona zanore e një filmi?

Është hera e parë që ndodh dhe është diçka e re dhe interesante për mua. Lindi në mënyrë shumë spontane. Me Donaldin jemi shumë miq dhe ai e ka qejf muzikën time. Teksa po dëgjonim disa demo, ai u dashurua me këtë këngë që në fakt kishte ngelur në sirtar. E realizuam në kohë rekord, por doli shumë mirë. Kënga po qarkullon gjithandej, jam shumë i kënaqur që filmi po i jep ‘hype-in’e vet.

Ke menduar ndonjëherë të bësh një film?

I vetmi problem është që po ecin shumë këto komeditë romancë. Unë me tipin që kam duhet të bëj një dramë (qesh).

I ngacmuar nga pyetjet pikante të moderatorëve, nëse do të bënte një këngë për një film porno, Albani u përgjigj me sportivitet:

Janë nota që nuk i njoh mirë (qesh).

a
a

Apparently we had reached a great height in the atmosphere, for the sky was a dead black, and the stars had ceased.

fb. tw. ig.