Roerd Toçe dhe Aleksandër Grami zbulojnë disa nga prapaskenat e “Në kuadër të dashurisë”!
Prej muajsh ka qenë në qendër të vëmendjes të të gjithëve. Tashmë më në fund pritjes i erdhi fundi dhe më në fund është publikuar traileri i “Në kuadër të dashurisë”. Premiera do të prezatohet më 9 tetor në Pallatin e Kongreseve. Të ftuar ditën e sotme në “Live From Tirana” me Eni Shehun, i cili po ashtu është aktor në këtë film, kanë qenë Roerd Toçe dhe Aleksandër Grami. Ata na kanë treguar më shumë për rolin e tyre, por edhe mbi disa detaje nga prapaskenar që nuk i kemi dëgjuar më parë.
Ajo që zbuluam është se Aleksandër Grami ka shumë skena me një breshkë deti, çfarë mund të na tregojë ai për rolin e tij?
Kjo breshka është hall më vete i personazhit tim. Na ngjiti me të parën, kishim shumë kimi (qesh). Roli im është një personazh shumë i mirë, sporadik, që del nga hiçi. Shpresoj të kem bërë më të mirën dhe të qeshin të gjithë.
Nga ana tjetër, Roerdi ka një nga rolet në linjat kryesore së bashku me Sara Hoxhën, çfarë ka ai për të thënë lidhur me këtë personazh?
Nuk është filmi im i parë, por i pari për këtë lloj marketingu dhe përmasash. Jo vetëm për mua, por për shumë njerëz që kanë marrë pjesë në film. Është fat që kemi qenë pjesë. Unë jam një nga personazhet që luajnë në dy nga linjat kryesore, unë jam ajo linja rozë. Përveç anës komike që nuk kam shumë, unë kam partnere vetëm Sarën në film, ndërsa me të tjerët kam një prekje të vogël. Jemi kënaqur, kemi punuar fort. Shpresoj të dalë një rezultat goxha i mirë për ne dhe për t’u shfaqur mirë tek publiku.
Ndërkohë, Eni ka zbuluar dhe një sekret lidhur me provat për kastin. Ai u shpreh se në fakt për rolin e Roerdit, pra Kleidit, ka bërë dhe ai audicion. Ndërsa po ashtu, dhe Dea Mishel ishte menduar për në vend të Sarës. Por duket se më pas ndryshuan duke marrë parasysh dhe karakterin e këtyre dy personazheve.
Roerdi ka dhe një puthje me Sarën në film, për të cilën është shprehur kështu:
Sarën nuk e njihja më parë. U njohëm më vonë, ajo ka punuar shumë fort për atë rol. Besi me Kolon panë një anë të ndjeshme të saj që lidhej me anën e ndjeshme timen, si timen ashtu dhe rolit tim. Kemi bërë shumë prova. Ndërsa për puthjen gati nuk kemi bërë fare prova. Nuk doja unë të bënim në fakt. Për ne aktorët nuk është diçka e madhe, por për një person tjetër është pak siklet. Në momentin që u tha ‘aksion’, ne ia lamë momentit dhe ndodhi.
Çfarë ju motivon ju në projektet tuaja?
Aleksandër: Mundohem të motivojmë njëri-tjetrin, të jemi ‘allegro’ dhe të gjejmë batuta sa më shumë në përditshmëri që të na bëhet një rutinë. Duke nisur ditën mirë dhe me energji të mira, është një motivim shumë i mirë për të vazhduar. Mundohemi të jemi gjithmonë ‘allegro’ dhe të motivuar.
Roerd: Ka një grup njerëzish që motivohen nga njëri-tjetri. Nëse projekti është më i rëndësishëm se ty, do të dalw një punë e mirë. Në film më motivonin të gjithë. Puna sjell punën. Nëse sheh të gjithë duke u djersitur, të bën që edhe ti të jesh në një nivel dhe të japësh më të mirën.
Ndërkohë Roerdi tani po përjeton një tjetër eksperiencë, atë të “Dancing With The Stars”, për të cilën është shprehur:
Kam besim te të gjithë konkurrentët që mund të dalin me mirë se unë. Kam shumë besim tek vetja, por duhet të shohim natën e parë. Duhet të jem më i lirshëm, fuqi nuk kam shumë për padjeshka. Duhet të kisha filluar pak më parë praktikën, por angazhimet nuk më kanë lejuar. Besoj se do të bëjmë qejf.
Po Aleksandër a do të ishte i hapur për këtë eksperiencë?
Nuk e di sa i mirë do isha. Nëse do të isha i lirë do ta kisha provuar. Mendoj se do të ishte eksperiencë e bukur.