Shpulla virale që ka marrë nga Driloni/ Lorenc Kaja dhe personazhi i tij i luhatshëm në filmin “Guxim”!
Lorenc Kaja, një ndër aktorët më të njohur në kinematografinë shqiptare, është një nga anatgonistët në filmin më të ri “Guxim”, Premiera Absolute e të cilit u mbajt më 5 Prill në Cineplexx TEG. Me një intervistë ekskluzive për TAR me Albana Ruçin, ai na tregoi disa detaje më shumë nga realizimi i këtij projekti.
Kjo është hera e dytë që ai bashkëpunon me Drilon Hoxhën, si ka qenë kjo eksperiencë për të?
Në radhë të parë dua ta falenderoj Drilonin që më bëri pjesë për herë të dytë të kastit të tij të aktorëve. Ka qenë një eksperiencë shumë, shumë e mirë. Hera e dytë është shumë më e mirë se e para. Edhe filmi “Guxim” është një ndër filmat më të mirë që ka bërë Driloni. Dhe mua më ka dhënë shancin të kem një personazh shumë të mirë në këtë film. Jam shumë falenderues.
Si kanë qenë xhirimet e këtij filmi? Ja si u shpreh ai:
Unë kur marr përsipër një punë, një rol, nuk them kurrë u lodha. Ka qenë goxha impenjative. Për më tepër që kemi xhiruar në verë. Ka qenë strapacuese vapa. E kemi anashkaluar vapën dhe unë po them për vete që i kam bërë yzmetin rolit deri në fund. Vështirësia ka qenë tek personazhi im që ka qenë shumë i luhatshëm. Si tragjik, edhe komik. Vështirësia në skena jo. E vetmja mund të jetë shpulla, që është bërë virale, nga Driloni.