Sonte në “Më lër të flas”, lidhje live me sheshxhirimin nga Korça!
Ai është filmi më i komentuar i momentit dhe të gjithë jemi sy e veshë për çdo informacion të ri që vjen për “Në kuadër të dashurisë”. Filmi “Në kuadër të dashurisë” është duke u xhiruar momentalisht në qytetin e Korçës.
Një staf vërtet i madh dhe një grup profesionistësh janë duke punuar fort për të sjellë më të mirën tek publiku. Tashmë kemi mësuar që së bashku me dy protagonistët kryesorë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, do të jetë dhe një kast shumë interesant, me aktorë profesionistë, por edhe me personazhe të tjerë të njohur dhe shumë të dashur për publikun.
Korça duket se është vendi i preferuar i kineastëve për të xhiruar filma. Prej vitesh ky qyetet ka qenë sheshxhirimi i një sërë filmash të vjetër shqiptarë.
Tashmë një tjetër film ka zgjedhur Korçën si qytetin e preferuar të tijin. “Në kuadër të dashurisë” xhiron pikërisht në këtë qytet, duke e bërë atë sërish pjesë të ekranit të madh pas shumë vitesh.
Nëse jeni kuriozë për të zbuluar pak më shumë se çfarë ‘po gatuhet’, si është sheshxhirimi, por edhe shumë detaje të tjera, sonte në mbrëmje do të keni mundësinë që ta zbuloni. Në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel, vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donald, do të lidhen live me sheshxhirimin në Korçë. Mos e humbisni!