Ushqimi më i mirë në setin e “Në kuadër të dashurisë” vetëm nga Era Restaurant!
Pas ditëve të lodhshme të punës me xhirimet e filmit, sigurisht që aktorët dhe stafi i “Në kuadër të dashurisë” kanë nevojë për të rimarrë energjitë e duhura. E ku ka më mirë se të ‘karikohesh’ me ushqim të mirë e të shijshëm. Pikërisht për këtë u sigurua Restorant ERA…
Restorant – Piceri ERA filloi aktivitetin e shërbimit në vitin 1999. Kthimi në traditën shqiptare të gatimit dhe orientimi drejt kujdesit maksimal ndaj klientit bënë që ERA të shndërrohet në një kohë mjaft të shkurtër, në një nga restorantet më popullore të kryeqytetit. Ideja e futjes për herë të parë në Shqipëri e shërbmit Delivery në një qytet pa adresa dhe kur askush nuk besonte, kompletoi tërësisht imazhin e një biznesi që rritej dita ditës.
Nga viti 1999 e deri më sot ERA vazhdon të mbajë vendin e parë në këtë shërbim. Në më pak se dy vjet, Restorant-Piceri Era, nga një biznes i vogël familjar, shndërrohet në një kompani me emrin ERA 2000. Një tjetër sfidë dhe një tjetër sukses për kompaninë do të ishte futja e një shërbimi të ri, Era Catering. Në një sipërfaqe 600 m2 ku 2/3 e saj janë hapësirë përpunimi, me një teknologji moderne dhe me një staf të kualifikuar, vendas dhe të huaj. Ky shërbim shumë shpejt u bë lider në treg duke u shtrirë dhe në pika të tjera.
ERA synon të jetë një nga modelet më të mira të biznesit shqiptar. E ndjeshme ndaj konsumatorit, e përgjegjshme ndaj cilësisë së produktit dhe kontributore kundrejt shtresave sociale në nevojë. ERA është dhe do të mbetet për shumë kohë lider në fushën e shërbimit të ushqimit. E para në stilin unik të restoranteve, e vetmja në cilësinë e lartë të shërbimit catering dhe e pakonkurrueshme në shërbimin delivery. Era është dhe do të mbetet shoqëria e standardeve të larta të shërbimit, e ideve të reja dhe kujdesit maksimal ndaj konsumatorit.