Zamira Kita

Aktorja e mirënjohur Zamira Kita u lind në Korçë më 1 prill 1963. Ajo ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura në vitin 1985. Që nga ky vit ka debutuar si aktore pranë teatrit “A,Z. Çajupi”. Në fillim pranë trupës së estradës dhe më pas ka realizuar role në komedi dhe dramë. Janë të shumta bashkëpunimet me TVSH-në në koncerte e spektakle, kryesisht ato të Vitit të Ri. Në vitin 1997 ajo merr çmimin “Aktorja më e mirë” në festivalin mbarëkombëtar të teatrit të zhvilluar në Tiranë. Por në politikë humoristja do të futet pasi të realizoj një ëndërr të sajën, ngritjen e një shtëpie të re. Një nga aktoret që mundohet të mbajë gjallë humorin në qytetin e Korçës është Zamira Kita.Tani ajo është drejtore e teatrit të Korçës.

Në teatër ka interpretuar disa role si: “Pamje nga ura” (2007), “Vello e bardhë” (2008), “Kohë për t‘u çmendur” (2009), “Boeing Boeing” (2014), “Doktor Shuster” (2016), “Shtëpia e Bernarda Albës” (2016), “8 femrat” (2017), “Uji që vret” (2018), “Vetëvrasësi” (2018). E teksa dashuria e saj për teatrin është e padiskutueshme, Zamira Kita ka marrën pjesë edhe në shumë filma si: “Yllka” (2005), “Njerëz në rrymë” (1989), “Femrat” (2013).

Figura e saj publike u bë akoma edhe më e njohur teksa na shoqëronte ndër vite me serialin e njohur televiziv “Komuna e Parisit”, transmetuar në vitin 2009 në kanalin televiziv kombëtar Top Channel. Shumëkush e mban mend atë në role të spikatura komedish dhe dramash, në role filmash dhe prezantuese spektaklesh. Nuk janë të paktë ata që e kujtojnë te “Dasma e Malos” përkrah Agron Llakajt, te emisioni “Jo vetëm kafe” apo te koncerti i “Shën Valentinit”. Veç kësaj rolet si Olimbia te “Karnavalet e Korçës” si partnere e Roland Trebickës, Efti te “Jovan Bregu refugjat”, Aleksandra te komedia “Puthja”, Mira te filmi “Yllka” vazhdojnë të mbeten rolet të luajtura me mjaft mjeshtëri.

a
a

Apparently we had reached a great height in the atmosphere, for the sky was a dead black, and the stars had ceased.

fb. tw. ig.