”Në kuadër të dashurisë” rikthehet në Suedi, nga 24 deri më 30 Nëntor!

“Në kuadër të dashurisë” vijon të mbetet kryefjala e ditëve të fundit. Pas disa premierave në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ashtu edhe jashtë territorit, filmi më i dashur dhe më i komentuar i momentit nuk ndalet së korruri sukses.

Tani vijmë me një tjetër lajm të mirë për ju! Filmi më i pëlqyer nga i gjithë publiku anembanë, rikthehet me disa data të tjera shfaqeje në Suedi.

Nga sot e deri më datë 30 Nëntor, “Në kuadër të dashurisë” do të vazhdojë të shfaqet në disa qytete. Kërkesat e shumta për këtë film, kanë bërë që të rikthehet sërish për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm, që jetojnë atje.

“Në Kuadër të Dashurisë” pret publikun artdashës në Göterborg (Filmstaden Bergakungen), Malmö (Filmstaden Entré), Norrköping (Filmstaden Norrköping) dhe Stockholm (Filmstaden Kista). Filmi do të shfaqet gjatë gjithë ditëve në vazhdim në këto qytete. Për të mësuar oraret, vizitoni faqen www.films.top-channel.tv

a
a

Apparently we had reached a great height in the atmosphere, for the sky was a dead black, and the stars had ceased.

fb. tw. ig.