Ju prezantojmë me “Guxim”, projekti më i ri në Top Channel Films!

Një histori dashurie e ndaluar do të vërë në lëvizje një ortek ndërmjet dy familjeve, pasardhësit e të cilëve bëjnë pjesë në botën e krimit. Kreu i një koorporate të madhe, ka gjithashtu kontrollin e ngjarjeve më të mëdha kriminale në Tiranë dhe dashuria e tij me një vajzë të re do të vijë në një greminë, kur vajza zgjedh të jetojë jetën e saj në vend që të bëhet ajo ‘robëresha moderne’. Por për të dhe të dashurin e saj të ri, nuk do të jetë e lehtë pasi fitoi kreu i drogës nuk do të ndalet para asgjëje që ta rifitojë atë sërish.

Guximi është një djalë i ri i cili marroset pas Laurës, një vajzë bukuroshe e cila fsheh një të vërtëtë të hidhur. Mania për një stil jetese të caktuar e ka shtyrë Laurën të përfshihet në një marrëdhënie të hapur me Luanin, një burrë të moshuar i cili i ofron vajzës së re jo vetëm para, por edhe pushtet. Packa se marrëdhënia e tyre është parimisht e hapur, xhelozia do e kaplojë Luanin sapo të zbulojë se ka një kundërshtar në luftën e gjatë sa vetë jeta…atë për dashuri. I mbushur me urrejtje e xhelozi, Luani do të vendosë një cmim për kokën e Guximit, e për të arritur këtë qëllim nuk do të kursejë asnjë metodë. Edhe pse i papërgatitur për kurthet vdekjeprurëse nga i moshuari i pashpirt, Guximi do të luftojë me gjithcka ka, duke rrezikuar jo vetëm  jetën e tij, por edhe atë njerëzve të tij të dashur. Të vendosur për të zotëruar zemrën e Laurës, Luani dhe Guximi do të nisin një betejë ku disa do të humbin jetën, e të tjerë do humbin njerëzit e dashur.

a
a

Apparently we had reached a great height in the atmosphere, for the sky was a dead black, and the stars had ceased.

fb. tw. ig.