NDRIÇIM XHEPA
Ndriçim Xhepa lindi më 21 janar 1957 në Tiranë. Pas mbarimit të Akademinsë së Arteve për aktrim, Ndriçimi fillon punën si aktor i Teatrit Kombëtar. Ka interpretuar rreth 40 role, nga të cilët veçohen ato në “Prometeu”, “Në jetë”, “Monserrati”, “Vdekja e një komisioneri”, “Nën dritat e skenës”, “Nesër është vonë” dhe “Shkallët”, “Nata e dhymbëdhjetë”, “Romeo e Xhulieta, “Fernando Krafi më ka shkruar këtë letër” etj. Tre herë fitues i Kupës për Aktorin më të Mirë në Festivalet e Filmit si dhe fitues i Çmimit “Aleksandër Moisiu” për Aktorin më të Mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit më 1995 dhe Çmimit për Aktorin më të Mirë në Festivalin e Aktrimit “Apollon 2004”. I njohur për interpretimin e tij në filma si “Flutura në kabinën time” e “Hije që mbeten pas”, Ndricim Xhepa ka luajtur në mbi 30 filma. Që nga viti 1988 është pedagog i jashtëm në Akademinë e Arteve, në Fakultetin e Artit Skenik.